MASH-i: Janë ndarë 54 milionë denarë për projekte kërkimore-shkencore në institucionet publike shkencore dhe të arsimit të lartë
- Shkenca po merr mbështetje të shtuar nga Qeveria. Përmes dy thirrjeve publike, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka ndarë mbi 54 milionë denarë për institucionet shkencore publike për zbatimin e projekteve shkencore dhe kërkimore, si dhe për institucionet e arsimit të lartë që, në bashkëpunim me komunitetin e biznesit zbatojnë projekte me interes të veçantë shkencor dhe publik që janë në korrelacion me qëllimet e Strategjisë së Specializimit Inteligjent të Maqedonisë.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 13:58, 19 korrik, 2025
Shkup, 19 korrik 2025 (MIA) - Shkenca po merr mbështetje të shtuar nga Qeveria. Përmes dy thirrjeve publike, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka ndarë mbi 54 milionë denarë për institucionet shkencore publike për zbatimin e projekteve shkencore dhe kërkimore, si dhe për institucionet e arsimit të lartë që, në bashkëpunim me komunitetin e biznesit zbatojnë projekte me interes të veçantë shkencor dhe publik që janë në korrelacion me qëllimet e Strategjisë së Specializimit Inteligjent të Maqedonisë.
Siç informon Ministria e Arsimit dhe Shkencës, me 23.7 milionë denarë do të financohet realizimi i tetë projekteve me të cilat tetë institucionet shkencore publike të pavarura, ose institutet, aplikuan në thirrjen e publikuar të Ministrisë së Arsimit për ndarjen e fondeve për të mbështetur aktivitetin e tyre, i cili është me interes të lartë strategjik dhe kombëtar për shtetin. Kushtet e konkursit parashikonin ndarjen deri në tre milionë denarë për projekt, nërsa rezultatet janë publikuar në linkun e mëposhtëm.
Ndërkohë, pesë projekte shkencore dhe kërkimore me interes të veçantë shkencor dhe publik që janë rezultat i bashkëpunimit midis sektorit akademik dhe atij të biznesit në kuadër të specializimit inteligjent të vendit do të financohen me 30.4 milionë denarë. Konkursi që u shpall për këtë qëllim parashikonte ndarjen e fondeve në shumë deri në 8 milionë denarë për projekt, ndërsa rezultatet janë publikuar këtu.
Ministria informon se rezultatet se në mënyrë shtesë do të publikohen edhe rezultatet e thirrjes së tretë publike, e cila është pjesë e programit për mbështetjen e aktiviteteve shkencore dhe kërkimore në Maqedoni për vitin 2025, përmes së cilës do të financohen projekte inovative në universitetet shtetërore, fakultetet, institutet shkencore dhe Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë. Çdo projekt i pranuar do të marrë deri në 8 milionë denarë.
Buxheti për shkencën në vitin 2025 arrin në 680 milionë denarë, që është pothuajse një rritje e dyfishtë në krahasim me buxhetin e vitit 2024.
Foto: Arkivi i MIA-s