• e premte, 22 nëntor 2024

MASH: Po përpilohen gjashtë ligje në fushën e arsimit

MASH: Po përpilohen gjashtë ligje në fushën e arsimit

Shkup, 16 korrik 2024 (MIA) - Grupet punuese në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, në të cilat  marrin pjesë edhe profesionist, mësimdhënës dhe fusha akademike, ekspertë dhe përfaqësues të disa institucioneve kompetente, në të cilën janë duke përgatitur gjashtë zgjidhje të reja ligjore me të cilat do të avancohen shërbimet arsimore të cilat i'u ofrohen qytetarëve si dhe do të sigurojnë më shumë të drejta dhe mundësi për kategori të ndryshme të prekura në fushën përkatëse.

Siç informoi sot MASH, bëhet fjalë për propozim ligj për arsimin e mesëm; arsimin profesional dhe trajnimin; arsimin e të rriturve; tekstet shkollore në arsimin fillor dhe të mesëm, si dhe ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Arsimin Fillor dhe Ligjit për Kornizën Kombëtare të Kualifikimeve.

"Grupet punuese kanë obligim deri në fund të muajit vijues, t'i përgatisin propozim zgjidhjet ligjore, përkatësisht ndryshimet ligjore, pas së cilës të njejtat do të publikohen në sistemin ENER të qeverisë për mbikëqyrje të opinionit. Do të organizohet edhe debat publik me qëllim për të ofruar mundësi për propozime dhe sugjerime për përmirësimin e përmbajtjes dhe përcjelljen e versioneve më të mira në procedurë parlamentare", thuhet në kumtesë. 

Zgjidhjet ligjore më të mira dhe më efektive, siç thuhet, miratohen ekskluzivisht përmes qasjes gjithëpërfshirëse me pjesëmarrjen e të gjithë aktorëve të interesuar. MASH respekton këtë parim dhe inkurajon qytetarët që në mënyrë aktive të marrin pjesë në ndërtimin e sistemit arsimor më cilësor. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR