• e shtunë, 18 maj 2024

MASH: Po bëhet rikonstruimi i konviktit studentor “Kuzman Josifovski – Pitu” në Shkup

MASH: Po bëhet rikonstruimi i konviktit studentor “Kuzman Josifovski – Pitu” në Shkup

Shkup, 30 prill 2024 (MIA)- Aktivitetet për rikonstruimin e konviktit për studentë “Kuzman Josifovski – Pitu” në Shkup, të parapara në marrëveshjen të nënshkruar të cilën në fillim të vitit e nënshkroi MASH-i me kompaninë austriake “Shtrabag”, si ofertues më i favorshëm në tenderin ndërkombëtar,të cilat filluan të realizohen në terren. Për 18 muaj, objekti do të jetë më i qëndrueshëm, me efikasitet energjetik, që do të thotë se do të kontribuojë për mjedis më të pastër, si dhe edhe do të sigurojë kursime financiare, kumton MASH-i.

Kjo, siç theksohet në kumtesë, është faza e parë e projektit për rehabilitim me efikasitet energjetik të konvikteve shtetërore për studentë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Gjithashtu së shpejti do të fillojë rikonstruimi i “Stiv Naumov” në Shkup, gjersa më pas në dy fazat e ardhshme do të rikonstruohen edhe 7 konvikte të tjera studentore në Shkup, Prilep, Manastir, Shtip dhe Ohër.

“Është planifikuar ndryshimi i instalimit të ujësjellësit, për mënjanimin e lagështisë në objekte, ndryshimi i plotë i instalimit elektrik dhe vendosja e llambave LED me efikasitet energjetik, ndryshimi i instalimit të ngrohjes, ndryshimi i plotë i kanalizimeve, ndërtimi i fasadave energjetike të objekteve, do të pajisen edhe fotovoltaikë për prodhimin e energjisë elektrike, ndërsa do të pajisen edhe dhoma për nxënësit me nevoja ndryshe”, thonë në MASH.

Projekti realizohet me kredi nga Banka Gjermane për Zhvillim (KfW) prej 20 milionë euro dhe grant prej 5 milionë eurove përmes Programi për efiçencën e energjisë rajonale për Ballkanin Perëndimor të Bashkimit Evropian.

Foto: MASH

QËNDRONI TË LIDHUR