• e premte, 27 dhjetor 2024

MASH përmirëson në mënyrë të vazhdueshme standardin e nxënësve dhe studentëve, këtë vit me buxhet rekord për stimulime financiare

MASH përmirëson në mënyrë të vazhdueshme standardin e nxënësve dhe studentëve, këtë vit me  buxhet rekord për stimulime financiare

Shkup, 23 mars 2023 (MIA) - Ministria e Arsimit dhe Shkencës siguron vazhdimësi në përmirësimin e standardeve të  nxënësve dhe studentëve, duke rritur vazhdimisht shumat e kompensimeve dhe stimulimeve  financiarë ekzistuese, por edhe futja e të rejave që nuk ekzistonin në të kaluarën. 

"Të rinjtë meritojnë mbështetje nga shteti, që nënkupton lehtësimin e barrës financiare familjare dhe personale dhe fokusimin në qëllimet reale të arsimit – duke përvetësuar sa më shumë njohuri dhe aftësi më cilësore të nevojshme për performancë të suksesshme dhe avancim në tregun e punës", informoi MASH.

MASH  dhe Qeveria, siç thuhet në kumtesë, kanë nisur iniciativë për harmonizimin e shumave të kategorive të caktuara të bursave për nxënës dhe studentë, ku shfrytëzuesit e vjetër me kontrata aktive për bursat do të përfitojnë të njëjtën shtesë mujore si përfituesit e rinj.

"Pagesa do të realizohet edhe në mënyrë retroaktive, gjegjësishtë do të vijojë kompensimi i diferencës nga viti shkollor/akademik i kaluar, si dhe për muajt e këtij viti shkollor/akademik për shfrytëzuesit  me kontrata aktive. Për këtë qellim do të përgatiten marrëveshje ku do të rregullohet mënyra e pagesës retroaktive e bursave. Për nxënësit dhe studentët të cilëve u ka përfunduar kontrata, gjegjësishtë  kanë përfunduar arsimin e mesëm ose kanë  diplomuar dhe është shfrytëzuar e drejta e bursës për nxënës/student, do të përcaktohet shtesë në  bazë ligjore për pagesën retroaktive të diferencës", theksojnë nga MASH.

Ndërkohë, siç thonë nga MASH, po riorganizohet edhe mënyra e pagesës, në mënyrë që nxënësit dhe studentët të marrin rregullisht shtesat mujore në bazë të bursës.

"Risi do të ketë edhe në pagesën e racioneve  të subvencionuara të studentëve. Ndryshimet në Aktvendimin ligjor ekzistues të cilat do të avancojnë të njëjtën, janë në procedurë parlamentare dhe pas miratimit të tyre në fakt do të sigurohet aktvendim i ri sistematik që parasheh rritje të shumës së racionit  nga 120 në 140 denarë në ditë, pagesën e rregullt dhe rregullimin e bazës për të cilën mund të shfrytëzohen mjetet", thuhet në kumtesë.

Nga Ministria e Arsimit dhe Shknecës në kumtesë potencojnë se nxënësit dhe studentët janë pjesëmarrës aktivë në krijimin e politikave të  cilët  shprehin interesim. "Kështu edhe do të mbetet, sepse hapja, transparenca e institucioneve dhe qasja e integruar në përcaktimin e masave dhe politikave garantojnë sjelljen  e zgjidhjeve efektive", thonë nga MASH.

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR