• e martë, 26 nëntor 2024

MASH: Nga dita e hënë pagesa e subvencionimit të racionit për studentë në bazë javore

MASH: Nga dita e hënë pagesa e subvencionimit të racionit për studentë në bazë javore

Shkup, 28 shkurt 2024 (MIA) - Në vend që në bazë ditor  nga  e hëna e ardhshme, mjetet  për subvencionimin e racionit të studentëve do të paguhen njëherësh për gjashtë ditë në javë. Kjo është paraparë me ndryshimet e fundit në Ligjin për Subvencionimin e Racionit të  Studentëve, të bëra me kërkesë të organizatave dhe shoqatave të studentëve ndërsa në  drejtim të avancimit të zgjidhjes për shfrytëzimin e kësaj mase sistemore.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se duke filluar nga java e ardhshme, çdo student i cili ushtron të drejtën subvencionimit të racionit për studentë, në llogarinë e tij të rrjedhëse do të përfitojë buxhet prej 840 denarëve, që do të jetë i destinuar për blerjen e ushqimit, gjegjësisht artikujve ushqimorë dhe mund të përdoret nga e hëna deri të shtunën.

"Në këtë mënyrë rritet praktika e zgjidhjes ligjore, e cila deri më tani parashihte pagesën prej 140 denarë në ditë. Nuk ka asnjë ndryshim në kushtet për ushtrimin e të drejtës së subvencionimit të racionit të studentëve. Afati për konkurrimin e studentëve të cilët ende nuk e kanë shfrytëzuar këtë të drejtë ose nuk i kishin  plotësuar kriteret është  është  prej datës 1 deri më datë 5 të çdo muaji vijues përmes portalit e-uslugi.mon.gov.mk", kumton MASH.

Duke marrë parasysh se aplikimi i zgjidhjes së re ligjore hyn në fuqi më 1 mars, Ju njoftojmë se çdo student përfitues i së drejtës, këtë të premte do të marrë mjete për dy ditët e mbetura të javës, gjegjësisht 280 denarë.

"MASH respekton vullnetin e studentëve dhe plotësoi kërkesën e tyre. Ata do të vazhdojnë të jenë partner i rëndësishëm i nstitucionit në krijimin e politikave dhe masave që prekin të rinjtë", thuhet në kumtesën e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR