• e hënë, 23 dhjetor 2024

MASH: Kritikuesit më të zëshëm sot, në të kaluarën më së shumti vononin blerjen e librave

MASH: Kritikuesit më të zëshëm sot, në të kaluarën më së shumti vononin blerjen e librave

7 shtator 

Subjektet politike të cilat sot më së shumti kritikojnë që po vonohet blerja dhe shpërndarja e librave për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, në fakt më së shumti i vononin këto procese kur në të kaluarën udhëheqnin me Ministrinë e arsimit dhe shkencës. Është mirë t’ua freskojmë memorjen që pikërisht para 10 viteve, kur kuadrot e tyre udhëheqnin me ministrinë, marëveshjet për blerje të librave u nënshkruanin dy-tre muaj pas fillimit të vitit shkollor.

Konkretisht, marëveshjet me shtëpitë botuese për blerje të librave për arsimin fillor dhe të mesëm për vitin 2013-2014 janë nënshkruar më 29, 30 dhe 31 tetor, si dhe më 4 nëntor 2013. Që do të thotë libra nuk ka pasur gjatë gjithë gjysëmvjetorit të parë të vitit shkollor përkatës. Për më tepër, edhe kur janë blerë librat, të njejtat nuk janë shpërndarë në disa shkolla të caktuara me arsyetimin se gjenden në zona të largëta ku rruga është e “keqe”, për të cilin fakt ekzistojnë edhe reagime të shkruara nga udhëheqësit e atëhershëm të shkollave. 

 

Për dallim nga ajo kohë, udhëheqësia e sotme e MASH dhe e institucioneve tjera kompetente në lidhje me blerjen e librave, të gjitha ingerencat i marin në kohë, shumë më herët se fillimi i një viti shkollor. Nxënësit, pjesën më të madhe të librave i pranojnë para 1 shtatorit, kurse një numër i vogël i tyre shpërndahet gjatë muajit shtator. Vonimi i tyre është për shkak se procedurat për përpunim dhe miratim të librave janë prolonguar nga faktorët te të cilët nuk mundet të ndikohet institucionalisht, në fakt nuk varen nga ministria.

Në vend të manipulimeve me opinionin, është i nevojshëm sinqeriteti ndaj qytetarëve dhe më e rëndësishmja , përkrahja në angazhimin e ndërtimit të kualitetit arsimor. Ata të cilët meren me krijimin e gënjeshtrave dhe spekulimeve, është koha të fillojnë të japin ide konkrete dhe konstruktive për modernizim të procesit edukativo-arsimor, kurse ne mbetemi të hapur për bashkëpunim, diskutim dhe pranim të secilit propozim I cili është I realizueshëm dhe mund të kontribuon drejt arritjes së qëllimit.

 Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Foto: MASH

____________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

 

QËNDRONI TË LIDHUR