• e shtunë, 21 dhjetor 2024

MASH i ka njoftuar shkollat se ditët jopune për shkak të zgjedhjeve do të punohen të shtunave

MASH i ka njoftuar shkollat se ditët jopune për shkak të zgjedhjeve do të punohen të shtunave

Shkup, 19 prill 2024 (MIA) - Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se mësimi në vitin shkollor 2023/2024 do të realizohet plotësisht siç parashihet me planet për organizimin e punës në shkollat ​​fillore dhe të mesme. Edhe pse votimi në kuadër të rrethit të parë dhe të dytë zgjedhor është caktuar në ditë pune, nxënësit  nuk do të humbasin mësimet dhe nuk do  të kalojnë  pjesë të materialit mësimor.

"23 prilli dhe 7 maji, gjegjësisht ditët para votimit, do të jenë ditë pune për të gjitha shkollat. Gjegjësisht në shkollat  në të cilat  do të zhvillohet procesi zgjedhor, mësimi do të mbahet nga ora 07:00 deri në orën 11:00, me orë të shkurtuara mësimore për të gjitha paralelet gjegjësisht  klasat. Në shkollat e tjera, në të cilat nuk do të votohet, mësimi zhvillohet si zakonisht dhe sipas orarit të caktuar ditor", thuhet në kumtesën e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

MASH më tej rikujton se viti mësimor për nxënësit e shkollave të mesme zgjat deri më 10 qershor, ndërsa për nxënësit e shkollave fillore deri më 17 qershor.

"Edhe pse votimi në kuadër të rrethit të parë dhe të dytë zgjedhor është caktuar në ditë pune, nxënësit nuk do të humbasin mësimet dhe nuk do të kalojnë pjesë të materialit mësimor", thekson MASH-i.

Njoftimi i dërguar deri te shkollat e ka publikuar edhe Sindikata e pavarur për arsim, shkencë dhe kulturë (SASHK) në faqen e tyre në FB, me pyetjen: "Nga kur ditët jopune brenda natës bëhen ditë pune?"

"Ministri i Arsimit duhet të tërheqë menjëherë Njoftimin për shkollat, me të cilin detyrohen të punojnë ditët “jo pune”, të shpallura nga Qeveria, për shka të mbajtjes së zgjedhjeve të ardhshme. Në të vërtetë edhe edhe vitet e tjera shkollore kanë përfunduar dhe janë verifikuar nga ministri me më pak se 180 ditë pune, siç është viti shkollor 2021/22", theksohet në reagimin e SASHK-ut.

Ndryshe, këtë vit nxënësit për herë të parë do të kenë pushim pranveror, i cili do të fillojë më 29 prill dhe do të zgjasë deri më 6 maj. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR