• e hënë, 23 dhjetor 2024

MASH dhe BZHA fillojnë konsultim publik për programet mësimore për klasën e shtatë, të tetë dhe të nëntë

MASH dhe BZHA  fillojnë  konsultim publik për programet mësimore për klasën e shtatë, të tetë dhe të nëntë

Shkup, 9 korrik 2024 (MIA)- Të gjithë palët e përfshira  në procesin edukativo -arsimor mund të japin sugjerimet e tyre për avancimin e programeve mësimore ekzistuese për klasën e shtatë dhe të tetë që tashmë janë përgatitur  dhe të marrin pjesë në hartimin e të rejave për klasën e nëntë, përmes adresave elektronike nastavniprogrami7@mon.gov.mk, nastavniprogrami8@mon.gov.mk dhe nastavniprogrami9@mon.gov.mk.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Byroja e Zhvillimit të Arsimit  fillojnë konsultim publik për programet mësimore  nga klasa e shtatë deri në të nëntën, me qëllim që ato të cilat tashmë janë përgatitur  të avancohen, ndërsa  të rejat që duhet të përgatiten, të përmbajnë sugjerimet, veçanërisht të mësimdhënësve  praktikantë, mendimi i të cilëve është më i rëndësishmi në procesin e formësimit të sistemit edukativo - arsimor.

Qeveria e re ka shtyrë zbatimin e konceptit për arsimin fillor në klasën e  shtatë, tetë dhe të nëntë, për shkak të reagimeve të shumta në opinion se integrimi i lëndëve vështirëson zbatimin e mësimdhënies, por edhe të vlerësimit, duke krijuar konfuzion sikurse tek mësimdhënësit  poashtu edhe te nxënësit.

Pakënaqësia me cilësinë e ulët të procesit edukativo-arsimor inicion ndryshime, të cilat patjetër duhet të krijohen përmes një konsensusi më të gjerë. Ftojmë të gjithë të interesuarit ndërsa  në veçanti presim proaktivitet nga kuadri  mësimdhënës që të dorëzojnë  sugjerimet e tyre më së voni deri më 31 gusht. Në interes të transparencës së procesit, MASH dhe BZHA do të ndajnë sugjerimet e marra, ndërsa për sublimimin dhe krijimin e konkluzioneve do të diskutohet në një ngjarje publike.

Programet mësimore të avancuara gjegjësisht programet mësimore të reja  do të zbatohen në faza, në vitin 2025 në klasën e shtatë, në vitin 2026 në klasën e tetë dhe në vitin 2027 në klasën e nëntë.

Foto: arkivi i MIA-s

 

Tags

QËNDRONI TË LIDHUR