• e premte, 05 dhjetor 2025

Masë paraburgimi dhe arrest shtëpie për të dyshuarit për sulmin ndaj gazetarëve në Vizbeg

Masë paraburgimi dhe arrest shtëpie për të dyshuarit për sulmin ndaj gazetarëve në Vizbeg

Shkup, 10 korrik 2025 (MIA) - Gjykatësi i procedurës paraprake pranë Gjykatës themelore penale Shkup solli vendim për caktim të masave për sigurim të pranisë kundër dy personave të dyshuar për sulmin ndaj ekipit të gazetarëve të televizionit Alsat M, që ndodhi gjatë zjarrit në lagjen e Shkupit Vizbeg.

Siç kumtojnë nga Gjykata penale, të dyshuarit A.N. i është shqiptuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej tetë ditëve, përderisa të dyshuarit M.K. i është caktuar arrest shtëpiak, pasi që Gjykata e pranoi propozimin e Prokurorisë themelore publike.

Dy personat ngarkohen për vepër penale "parandalim të personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare" sipas nenit 382paragrafi 3 lidhur me pikat 2 dhe 1 nga Kodi penal.

"Masat janë caktuar me qëllim të sigurimit të të dyshuarve, duke pasur parasysh atë që krahas veprës së cekur penale, prokuroria po i heton edhe shkaqet për shkaktim të zjarrit të mbeturinave në pronësi të dy të dyshuarve", qëndron në kumtesën nga Gjykata penale. ab/

Foto: МIА arkivi 

 

QËNDRONI TË LIDHUR