• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Marshi i familjeve që pësuan nga zjarri në Koçan nga Kuvendi vazhdoi drejt MPB-së

Marshi i familjeve që pësuan nga zjarri në Koçan nga Kuvendi vazhdoi drejt MPB-së

Shkup, 29 prill 2025 (MIA) - Familjet e viktimave nga zjarri në diskotekën "Puls" në Koçan prej para Kuvendit vazhduan drejt Ministrisë së Punëve të Brendshme, ku pritet të kenë kenë edhe takim me ministrin Pançe Toshkovski. 

Pasi para Kuvendit bënë thirrje për përgjegjësi dhe dorëheqje të deputetëve, familjet e viktimave realizuan takim me deputetët e Të Majtës dhe LSDM-së. Së pari dolën deputetët e Të Majtës, Boris Krmov dhe Jovana Mojsoska, më pas edhe deputetët e LSDM-së ku u zhvillua takim edhe me liderin e opozitës Venko Filipçe.

Koordinatori i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski, në seancën e 46-të parlamentare në të cilën u diskutua interpelanca e ministrit Pançe Toshkovski, bëri të ditue se ministri Toshkovski do të takohet me familjet e të pësuarve nga zjarri.

Familjet e viktimave në zjarrin në diskotekën "Puls" në Koçan sot kërkuan përgjegjësi para Prokurorisë publike në Shkup dhe kërkuan dorëheqje nga të gjithë përgjegjësitë dhe formimin e një qeverie të ekspertëve.

Disa nga familjet hynë në ndërtesën e Prokurorisë publike, nga ku dje u dërgua thirrje për takim me prokurorin publik shtetëror dhe prokurorët që udhëheqin lëndët për këtë rast.

Marshi i familjeve të viktimave në zjarrin në Koçan filloi në orën 12:05 si simbolikë për siç thonë, "reagimin e vonuar të institucioneve". qa/

Foto: MIA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR