• e diel, 22 dhjetor 2024

Marsh protestues në Shkup në mbështetje të popullit palestinez në Gaza

Marsh protestues në Shkup në mbështetje të popullit palestinez në Gaza

Shkup, 17 nëntor 2023 (MIA) - Marsh protestues për mbështetje të popullit palestinez në Gaza u mbajt sonte në Shkup. Marshi i cili filloi para pllakës përkujtimore kundër gjenocidit në Srebrenicë që gjendet në parkun e Çairit, vazhdoi nëpër bulevardin "Cvetan Dimov" deri te xhamia Murat Pasha në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, me brohoritje për ndërprerje të menjëhershme të luftës në Gaza", "stop vrasjes së fëmijëve në Gaza", "Stop mbështetjes së Izraelit". Nga Platforma e shoqatës për mbështetje të Palestinës, të cilët janë organizatorë të marshit protestues, kërkojnë ndërprerje të menjëhershme të luftës dhe dhënie të ndihmës humanitare nga buxheti i shtetit për mbështetje të Gazës.

Në emër të Platformës së shoqatës civile për mbështetje të Palestinës, Selma Rizvanoviq Mandal, në fjalimin e saj tha se lufta në Gaza nuk ka filluar më 7 tetor dhe se mbi 11.500 civilë të vrarë, nga të cilët mbi 4.630 fëmijë dhe mbi 1 milionë të zhvendosur, nuk janë viktimat civilë të parë dhe të vetëm në Palestinë.

"Çështja palestineze daton nga viti 1948 dhe për pushtimin 75 vjeçar, deri tani janë vrarë mbi qindra mijë civilë në Gaza dhe në Bregun Perëndimor. Nga 7 tetori deri më sot, në çdo 10 minuta Izraeli ka vrarë nga një fëmijë në Gaza. Këto nuk janë vetëm shifra, por gjithmonë sytë e vegjël të mbyllur përgjithmonë, jetë të shuar para kohe të studentëve të ardhshëm, inxhinierë, mjekë, gazetarë, shkencëtarë, artistë, shkrimtarë, gjithçka që mund të imagjinoni, nuk do të jenë kurrë. Fëmijët në Gaza kanë të drejtë të jetojnë, fëmijët në Gaza kanë të drejtë për ëndërr të qetë", deklaroi Rizvanoviq Mandal. 

Sipas saj, shifra e viktimave në Gaza e tejkaloi atë të gjenocidit në Srebrenicë, që u dënua nga e gjithë bota dhe tha se qytetarët janë zhgënjyer nga votimi i përmbajtur në Kombet e Bashkuara.

"Nga ky tubim i ynë i bëjmë thirrje edhe një herë Presidentit, Kryeministrit dhe Kryetarit të Kuvendit, që të dëgjojnë reagimet e qytetarëve për armëpushim, për mosrespektim të ligjit ndërkombëtar humanitar, si dhe për dërgimin e ndihmave humanitare nga buxheti i shtetit. Mos heshtni për kërkesat që ju kemi paraqitur 3 javë më parë. Jepni përgjigje menjëherë", theksoi Rizvanoviç Mandal. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR