• e diel, 22 dhjetor 2024

Marrëveshja e Prespës dhe Ligji për gjuhët në seancë të Gjykatës Kushtetuese në shtator, më së voni tetor

Marrëveshja e Prespës dhe Ligji për gjuhët në seancë të Gjykatës Kushtetuese në shtator, më së voni tetor

Shkup, 28 qershor 2023 (MIA) - Çështjet më të rëndësishme si Marrëveshja e Prespës dhe Ligji për Gjuhët do të vendosen në seancë në shtator, më së voni tetor, deklaroi kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrilla Kacarska. 

Në brifingun e sotëm me gazetarët, ajo theksoi se shtyrja e zgjidhjes së këtyre lëndëve është për shkak të numrit të pamjaftueshëm të gjykatësve në Gjykatën Kushtetuese. 

"Deputetët edhe më tutje nuk zgjedhin gjykatës kushtetues. Nga 2 qershori është tashmë viti i tretë që kur gjykata nuk është e kompletuar", tha ajo. 

Siç shtoi, ka pesë nisma për Marrëveshjen e Prespës dhe 13 për Ligjin për Gjuhët. Kacarska informoi se në vjeshtë do të miratohet Akt për Gjykatën Kushtetuese në të cilin do të ketë ndryshime në kuptim të procedurës, mënyrën e punës dhe pavarësisë financiare të Gjykatës. 

Ajo, gjithashtu, tha se në tetor do të formohet Forum Ballkanik i Gjykatësve Kushtetues në të cilin deri më tani marrin pjesë Greqia, Rumania, Shqipëria dhe Kosova, dhe siç tha, ka paralajmërim nga Mali i Zi. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR