Marrëdhëniet Maqedoni e Veriut - Kosovë, përtej kornizës diplomatike
- Post By Besir Saiti
- 14:30, 16 tetor, 2022
Shkup, 16 tetor 2022
Sot në Shkup mbollëm 13 fidane drunjsh, një akt ky simbolik që shënon 13 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në mes të Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës. Është një ndjenjë e mirë kur bëhesh dëshmitar dhe bashkudhëtar i një gjenerate që sakrifikoi për lirinë dhe progresin e vendeve tona. Kosova dhe Maqedonia janë shumë afër, jo vetëm fizikisht, por edhe shpirtërisht. Ato ndajnë fate dhe aspirata të përbashkëta për një të ardhme më të lumtur, andaj edhe simbolika e mbjelljes së 13 fidaneve shkon përtej kornizës së marrëdhënieve diplomatike. Kjo edhe për faktin se rrugët që lidhin Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut u ngjajnë lumenjeve që akumulojnë energji të përbashkëta për të vënë në lëvizje “turbinat” e zhvillimit tonë ekonomik, kulturor, arsimor. Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve - Shkup

_______________________________________________________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.