• e hënë, 23 dhjetor 2024

Markush për MIA-n: Tani është treni i fundit për BE të cilin Maqedonia e Veriut duhet ta shfrytëzojë, sepse nuk ka alternativë tjetër

Markush për MIA-n: Tani është treni i fundit për BE të cilin Maqedonia e Veriut duhet ta shfrytëzojë, sepse nuk ka alternativë tjetër

Dellçevë, 30 korrik 2023 (MIA) - Tani është treni i fundit të cilin duhet ta shfrytëzojë Maqedonia e Veriut, sepse aletrantivë tjetër për të mbetur në shtigjet evropiane nuk ekziston, thekson në deklaratë për MIA-n ambasadori sllovak, Henrik Markush, i cili sot ishte për vizitë në Dellçevë. 

Kjo, sipas tij, ishte thënë qartë edhe në takimin e fundit të tre ministrave në kuadër të të ashtuquajturit Formati Sllavkov, i cili u mbajt më 13 korrik të këtij viti në Shkup. 

"Ky grup tripalësh ka bashkëpunim shumë të mirë, ndoshta më të mirë se Grupi i Vishegradit dhe ministrat atëherë dhanë porosi shumë të qarta. Kjo që ndodhi me të ashtuquajturin Propozim francez ndoshta nuk ishte më e mira, por kjo është jeta. Jeta nuk është korrekte, ndërsa Maqedonia nuk ka alternativë tjetër nga ajo që të bëhet ajo që duhet. E tillë ishte absolutisht ajo porosi", tha ambasadori sllovak. 

Sipas ambasadorit Markush, vendi mund të gjendet në situatën që të ndalë rrugën, ndërsa Shqipëria të vazhdojë përpara. Duke folur për qëndrimet e opozitës, Markush thotë se tani është vonë për atë që e flet opozita dhe se ajo nuk ofron alternativë ose zgjidhje. 

"Tani jeni në një situatë shumë të vështirë – Maqedonia të qëndrojë në rrugë, ndërsa Shqipëria të ecë përpara, në vend që të bëhet tandem dhe të bëhet zgjidhje e vetme e mirë anëtarësiminsa më të shpejtë të  Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Dhe prandaj mendoj se porositë e ministrave të të ashtuquajturit formati Sllavkov ishin të qarta. Në atë takim, ministri ynë citoi Kofi Ananin, ish-sekretarin e OKB-së, i cili ka thënë se "Koha është tani dhe zgjedhja është shumë e qartë", shtoi Markush. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR