Marko Rojs do të rikthehet në Borusia Dortmund
- Ish kapiteni i Borusia Dortmund, Marko Rojs, do të kthehet në klubin e Bundesligës në rolin e ambasadorit të klubit, shkruan gazeta gjermane "Rur Nahrihten".
- Post By Fami Bajrami
- 18:26, 22 prill, 2025

Dortmund, 22 prill 2025 (MIA) - Ish kapiteni i Borusia Dortmund, Marko Rojs, do të kthehet në klubin e Bundesligës në rolin e ambasadorit të klubit, shkruan gazeta gjermane "Rur Nahrihten".
Rojs (35) verën e kaluar u largua nga klubi pas 12 sezonesh dhe tani luan për ekipin amerikan, Los Anxhelos Galaksi, ku ka kontratë deri në vitin 2026.
Gazeta "Rur Nahrihten" citoi drejtorin ekzekutiv të Borusia Dortmundit, Karsten Kramer, në të cilin gjatë fundjavës deklaroi: Duam të sjellim dikë që aktualisht luan në MLS amerikane".
Rojs nuk e ka përjashtuar kurrë një rikthim në Dortmund dhe si ambasador i klubit do të ndiqte gjurmët e lojtarëve të tjerë, si Patrik Ovomoejla, Karl-Hajnc Ridël, Jerg Hajnrih dhe Roman Vajdenfeler. rq/bsh/
Foto: Arkiv