• e martë, 24 dhjetor 2024

Marketet e respektojnë "çmimin e garantuar", disa artikuj janë ulur deri në 40 për qind, pohon kryeministri

Marketet e respektojnë

Shkup, 9 tetor 2023 (MIA) - Marketet i respektojnë masat që kanë të bëjnë me "çmimet e garantuara", tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Sipas tij, disa produkte, si qumështi dhe mishi tashmë shënojnë ulje të çmimit prej 10 deri 40 për qind.

"Masat që kanë të bëjnë me 'çmimin e garantuar' po respektohen në markete pa asnjë selektim dhe tashmë shohim që ka ulje te çmimeve të produkteve bazë ushqimore nga 10 deri 30 dhe 40 për qind. Bëhet fjalë për qumështin, mishin, disa produkte te perimeve, pemëve dhe kjo mund të vërehet edhe në markete", potencoi kryemnistri, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas konferencës "Ekonomia e Maqedonisë së Veriut - besimi rritet".

Ai edhe një herë përmendi se politikat e Qeverisë po japin rezultate. si/bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR