• e hënë, 23 dhjetor 2024

Marinakisi: Marrëveshja e Prespës nuk hyri në agjendën parazgjedhore me vendim të qeverisë greke

Marinakisi: Marrëveshja e Prespës nuk hyri në agjendën parazgjedhore me vendim të qeverisë greke

 Athinë, 27 maj 2024 (MIA)  - Marrëveshja e Prespës nuk ka hyrë në agjendën parazgjedhore me vendim të Qeverisë, por për shkak se Qeveria është dashur të reagojë ndaj asaj që ishte e papranueshme, historikisht e gabuar dhe në kundërshtim me atë që ishte dakorduar dhe votuar në mënyrë dypalëshe nga të dyja vendet, tha zëdhënësi i Qeverisë greke, Pavlos Marinakisi, në konferencën e sotme të rregullt për shtyp, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

 Duke pasur parasysh se Greqia është në periudhë parazgjedhore në prag të zgjedhjeve evropiane të 9 qershorit, ndërsa Marrëveshja e Prespës është prezente në fjalimet dhe intervistat e partive, korrespondentja e MIA-s  nga Athina ka kërkuar përgjigje nga Marinakisi, nëse është tema konkrete. do të luajë një rol në rezultatet për të cilat zëdhënësi i qeverisë theksoi se "përgjigja është subjektive dhe vlen për secilin votues veç e veç", gjegjësisht mbi bazë të cilave kritere do të votojnë dhe shtoi se ata si Qeveri qëndrojnë në tema me dimension evropian.

 Por, ka edhe çështje aktuale, qoftë të politikës së jashtme apo të brendshme, të cilat i prekin qytetarët. Çështja që ju përmendët nuk është përfshirë në agjendën parazgjedhore nga Qeveria. Qeveria, ashtu siç e kishte obligim, reagoi ndaj të papranueshmës, historikisht të gabuara dhe në kundërshtim me atë që është rënë dakord dhe votuar në mënyrë  dypalëshe nga të dyja vendet, siç është theksuar në Marrëveshjen e Prespës", tha Marinakisi.

 U përqendrua edhe  në kërkesën e SYRIZA-s të votohen memorandume dhe theksoi se "nëse diçka duhet t'i shqetësojë votuesit është qëndrimi i partisë kryesore opozitare", për të cilën tha se në vend që të bashkohet me qëndrimin kombëtar "vendi të mos humbasë armë negociuese kundër fqinjëve", në mënyrë të pajustifikueshme nxiton dhe kërkon që gjithçka të miratohet.

 Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR