• e hënë, 23 dhjetor 2024

Marinakis: Reparacionet gjermane dhe huaja pushtuese janë kërkesa të forta kombëtare greke

Marinakis: Reparacionet gjermane dhe huaja pushtuese janë kërkesa të forta kombëtare greke

Athinë, 29 tetor 2024 (MIA) - Reparacionet gjermane dhe huaja pushtuese janë kërkesa solide kombëtare të Greqisë, tha zëdhënësi i qeverisë greke, Pavlos Marinakis në brifingun e sotëm të rregullt me gazetarët, por nuk bëri të ditur nëse kjo temë do të përfshihet në takimin e nesërm të kryeministrit grek Kirjakos Micotakis me presidentin gjerman Frank-Valter Shtajnmajer, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

"Nuk e di agjendën e takimit, por fakti është se çështjet e reparacioneve gjermane dhe të huasë pushtuese në tërësi janë kërkesa të forta kombëtare dhe kërkesa të forta greke, kërkesa të patjetërsueshme të shtetit grek, nga të cilat asnjëherë nuk hoqëm dorë dhe është diçka që duam ta sqarojmë dhe se do të vazhdojmë ta ngritim në mënyrën e duhur", tha Marinakis.

Presidenti i Gjermanisë prej sot është për vizitë zyrtare treditëshe në Greqi, që e filloi në Selanik, ndërsa nesër në Athinë do të pritet nga presidentja greke dhe do të takohet me kryeministrin grek. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR