Marinakis: Pavarësisht krizës në jug të Kretës, valët e emigrantëve kanë rënë për 30 për qind krahasuar me vitin e kaluar
- Pavarësisht krizës në jug të Kretës, në vend ka 30 për qind më pak mbërritje të emigrantëve të paligjshëm në krahasim me vitin e kaluar, pasi valët në zonën detare me sa duket janë zvogëluar shumë, ndërsa në Evros ato janë reduktuar në zero, theksoi zëdhënësi i Qeverisë greke Pavlos Marinakis në brifingun e rregullt të sotëm me gazetarët, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
- Post By Sara Ademi
- 18:58, 18 shtator, 2025
Athinë, 18 shtator 2025 (MIA) - Pavarësisht krizës në jug të Kretës, në vend ka 30 për qind më pak mbërritje të emigrantëve të paligjshëm në krahasim me vitin e kaluar, pasi valët në zonën detare me sa duket janë zvogëluar shumë, ndërsa në Evros ato janë reduktuar në zero, theksoi zëdhënësi i Qeverisë greke Pavlos Marinakis në brifingun e rregullt të sotëm me gazetarët, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Lidhur me situatën aktuale në Kretë, ku gjatë fundjavës pati një fluks të ri emigrantësh dhe rreth 1.200 persona ndodheshin në qendrën e përkohshme, të cilët po transferohen gradualisht në Greqinë kontinentale, Marinakis, duke iu përgjigjur një pyetjeje të korrespondentes së MIA-s nga Athina në lidhje me procedurën për ta, shpjegoi se për shkak të "problemit shumë të madh me emigrantët nga Afrika e Veriut gjatë verës", u miratua edhe amendamenti që parashikon pezullimin e kërkesave për azil për një periudhë prej tre muajsh dhe paraburgim.
"Pasi u votua amendamenti, patëm një ulje prej 80 përqind të mbërritjeve për gjashtë javë. Pati disa ditë të vështira ku, jo në nivelet e korrikut, por në nivele më të larta se pas amendamentit, patëm një rritje të valëve. Procedura që ndiqet për migrantët është procedura sipas ligjit. Nëse përcaktohet se ka një mbërritje të paligjshme, ndiqet së pari procedura e azilit. Kur bëhet fjalë për migrantët nga Afrika e Veriut, ky proces ngrihet për tre muaj, kështu që ndiqet një proces i veçantë paraburgimi në qendrat e parashikuara me ligj", shpjegoi Marinakis.
Në të njëjtën kohë, ai theksoi se qëllimi i Qeverisë është të ketë një politikë që mbron kufijtë, por gjithashtu i kushton më shumë rëndësi kthimeve, në mënyrë që Greqia "të jetë në një situatë më të mirë, krahasuar me vendet tjera". sa/
Foto: MIA arkivi