• e hënë, 23 dhjetor 2024

Maria Janiçevska është propozuar drejtoreshë e ATO-së

Maria Janiçevska është propozuar drejtoreshë e ATO-së

Shkup, 9 nëntor 2023 (MIA) - Maria Janiçevska është propozimi për drejtoreshë të ATO-së të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve. Anëtarët e Komisionit unanimisht e sollën vendimin që Janiçevska të jetë drejtoreshë e ATO-së.

Propozimin e arsyetoi kryetarja e Komisionit, Maria Georgievska, e cila tha se Janiçevska është e lindur në vitin 1978 në Shkup, se ka qenë sekretare shtetërore për punë të përgjithshme në ATO, si dhe hollësi të tjera nga biografia e saj.

Georgievska informoi se për këtë funksion janë paraqitur 21 persona.

Nikollçe Kërstevski dhe Elita Shuki janë propozuar për anëtarë të Komisionit shtetëror për ankesa për prokurime publike. Kiril Karanfillov është propozuar për mandat të sërishëm për kryetar të Këtij Komisioni. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR