• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mariçiqi: Çështja e ndjekjes penale dhe zbatimi i drejtësisë është për prokurorinë dhe gjykatat

Mariçiqi: Çështja e ndjekjes penale dhe zbatimi  i drejtësisë është për prokurorinë dhe gjykatat

Shkup, 30 tetor 2023 (MIA)  -   Çështja e ndjekjes penale dhe zbatimi  i drejtësisë është çështje për prokuroritë dhe gjykatat, theksoi sonte zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiqi, lidhur me procesin e reformave dhe vjetërsimit  të lëndëve gjyqësore me ndryshimet në Kodin Penal.

Në emisionin në TV Telma, Mariçiqi theksoi se vendi, si asnjë shtet tjetër në rajon, ka pasur dhe ka raste të korrupsionit të lartë që kanë marrë përfundimin e tyre institucional. 

"Ku në rajon ka dy ministra të Punëve të Brendshme të cilët vuajnë dënim me burg? Njëra prej tyre ka mbaruar vuajtjen e dënimit. Ku keni një numër kaq të madh të ministrave, kryetarëve të komunave dhe ish-kryeministër, ish-sekretarëve të përgjithshëm të Qeverisë, le t'i përfshijmë nga të gjitha partitë politike, që janë përballur me drejtësinë", pyeti Mariçiq. 

 Sipas tij, është treguar kapacitet dhe prandaj, siç theksoi, nuk duhet vetë të dënohemi, sidomos duke pasur parasysh që shumë raste kanë përfunduar me dënime me burg.

Në pyetjen për ndryshimet kushtetuese dhe nëse përbërja qeveritare ka zgjidhje për votimin e tyre, zëvendëskryeministri Mariçiq u përgjigj se angazhimi i tyre është që të mund  sa më shpejt t'i votojnë ndryshimet kushtetuese  që të lirohen zgjedhjet që pasojnë nga kjo çështje. 

Potencoii se këto janë dy konceptet të cilat do të derdhen edhe në zgjedhjet për vendim nëse nuk bëhen ndryshimet para kësaj.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR