• e diel, 22 dhjetor 2024

Mariçiq: Tregu i përbashkët i BE-së është shansi ynë i vetëm për zhvillim

Mariçiq: Tregu i përbashkët i BE-së është shansi ynë i vetëm për zhvillim

Shkup, 30 gusht 2023 (MIA) - Çështja boshte e kësaj fushate dhe e betejës që po bëjmë në shoqëri është se ku duam që Maqedonia e Veriut të jetë: a duam që ajo t'i përkasë këtij projekti më të madh politik dhe ekonomik paqësor (BE), apo duam t'i përkasim mrekullisë ekonomike ose duam të besojmë në histori alternative ku shumë pak njerëz besojnë nga dhe ku askush nuk ka parë ndonjë përfitim, theksoi sonte zëvendëskryeministri për Çështje evropiane, Bojan Mariçiq në tribunën “BE për ekonominë e vendit”.

"Republika e Maqedonisë së Veriut pa dilemë i takon Bashkimit Evropian. Qytetarët tanë dëshirojnë që pa dilema të jenë pjesë e Bashkimit Evropian. Mrekullia jonë ekonomike, zhvillimi ynë politik dhe projekti ynë paqësor është i mundur vetëm në BE", thekson Mariçiqi.

Zëvendëskryeministri shtoi se diplomacia evropiane disa herë e ka ndihmuar vendin tonë për të dalë nga kriza, por edhe ndihma financiare e cila në 15 vitet e fundit shkon në mbi një miliard dhe që ka kontribuar ndjeshëm në shumë aspekte të jetës sonë.

"Korridori 10, një numër i madh projekteve infrastrukturore, stacione hekurudhore në më shumë qytete, kanalizime, ujësjellës dhe infrastrukturë, bujqësi, arsim, shfrytëzim rekord të programeve Erasmus, mbrojtje e trashëgimisë sonë kulturore", ka thënë Mariçiq.

Ambasadori i Mbretërisë së Spanjës Hose Luis Lozano Garsía përcolli përvojën e vendit të tij në inkuadrimin në Bashkimin Evropian, duke theksuar mbështetjen që vendi i tij i jep vendit në rrugën evropiane. Hyrja e Spanjës në BE nënkuptonte hapjen dhe modernizimin e ekonomisë spanjolle e cila solli në një stabilitet më të madh buxhetor dhe nxitje për të ndërmarrë disa reforma strukturore...

"Anëtarësimi në këtë klub ofron garanci për paqen, stabilitetin dhe sigurinë", ka thënë ambasadori spanjoll.

Në tribunën sonte në Shkup kanë folur edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, Bllagica Petreski nga Instituti për analiza ekonomike "Fajnans tink" si dhe Irena Jakimovska nga kompania "Komfi angel".

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR