• e martë, 26 nëntor 2024

Mariçiq: Së shpejti fillon digjitalizimi i gjyqësorit

Mariçiq: Së shpejti fillon digjitalizimi i gjyqësorit
Shkup, 16 korrik 2021 (MIA) – Digjitalizimi është në fazën përfundimtare dhe së shpejti do të fillojnë të pajisen gjykatat e para përgjatë shtetit, tha sot ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq në takimin e grupit të punës së vendeve të Ballkanit Perëndimor. Mariçiq foli edhe për rëndësinë dhe përfitimet nga digjitalizimi në vendet e Ballkanit Perëndimor në lehtësimin dhe përmirësimin e qasjes në drejtësi për qytetarët e gjithë rajonit. “Strategjia e përbashkët digjitale e vendeve të Ballkanit Perëndimor do t’i përshpejtojë përpjekjet për integrimin në BE. Pritet të sjellë ndryshime më të shpejta sa i përket sundimit të drejtësisë, të ndihmojë që të krijohet strukturë funksionale e tregut në rajon dhe e nxit modernizimin e administratës dhe shoqërisë”, tha ministri Mariçiq. Takimi i sotëm i grupit të punës i përbërë nga përfaqësues të ministrive të drejtësisë nga Ballkani Perëndimor ka për qëllim thellimin e bashkëpunimit rajonal në lidhjen e rajonit, shkëmbimit të përvojave dhe mbështetjes së procesit të digjitalizimit, i cili është me rëndësi të madhe, veçanërisht në rrugën e integrimeve evropiane. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR