• e premte, 22 nëntor 2024

Mariçiq: Qëllimi është anëtarësimi në BE, por bashkëpunimi rajonal është pikënisja për një të ardhme të përbashkët evropiane

Mariçiq: Qëllimi është anëtarësimi në BE, por bashkëpunimi rajonal është pikënisja për një të ardhme të përbashkët evropiane

Shkup, 13 korrik 2023 (MIA) - Zëvendëskryeministri përgjegjës për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, sot në Uashington ka marrë  në konferencën me temën "Ballkani Perëndimor: Bashkëpunimi Transatlantik dhe Rajonal - Ndërtimi i Aleancave të Forta", me ftesë të Rrjetit të Lidershipit Transatlantik, në të cilën ka theksuar se bashkëpunimi rajonal është shumë i rëndësishëm, së bashku me progresin dhe stabilitetin, dhe se BE-ja  nga Ballkani Perëndimor  pret lidhje dhe veprim të përbashkët në tejkalimin e barrierave.

"Qëllimi ynë është BE-ja, por bashkëpunimi rajonal është ai që do t'i ulë më shpejt barrierat dhe do t'i kthejë ato në mundësi. Progres, bashkëpunim dhe stabilitet pret nga ne BE-ja.   Të gjitha dallimet që i kemi mes vete duhet t'i zgedhim ashtu siç BE-ja i zgjedh,  në kuadër të bashkëpunimit dhe dialogut rajonal", ka thënë Mariçiqi.

Siç bëri të ditur Sekretariati për Çështje Evropiane, ai shtoi se bashkëpunimi, lidhja dhe dialogu na bëjnë partner kredibil të BE-së dhe se duhet të mësohet leksioni  nga pritja e deritanishme para dyerve në BE, se suksesi i një shteti është sukses i të gjithëve në rajon dhe çdo mossukses është mossukses i të gjithë rajonit.  

 Duke folur për suksesin e iniciativave të Procesit të Berlinit dhe Ballkanit të Hapur, Mariçiqi potencoi se të dyja shkojnë në të njëjtin drejtim dhe i japin rezultatet e dëshiruara, duke e bërë biznesin dhe funksionimin e përditshëm të qytetarëve më të lehtë

Në aspektin ekonomik, sipas Mariçiqit, nuk ka dyshim se shumë shpejt dhe lehtë mund të integrohemi në BE, kështu që siç tha ai, nuk është e rastësishme edhe  iniciativa për integrim të parakohshsëm në komunitetin ekonomik evropian.

 

“Me planin e ri për integrim të përshpejtuar të Ballkanit Perëndimor kemi shtrirje të dorës   nga  BE-ja për t'i forcuar marrëdhëniet e ndërsjella dhe mundësinë për të kërkuar një plan të qartë për anëtarësim, jo ​​më vonë se viti 2030. Prandaj të gjitha instrumentet  që na ofrohen   duhet t'i shfrytëzojmë  për të arritur plotësisht anëtarësimin në BE dhe për të kthyer kredibilitetin e BE-së dhe popullaritetin e saj, përmes rezultateve konkrete për qytetarët", theksoi Mariçiqi.

 Në konferencën e organizuar nga  Rrjeti i Lidershipit Transatlantik, në bashkëpunim me Qendrën për Evropë të Këshillit Atlantik, kanë marrë pjesë ekspertë amerikanë, profesorë, përfaqësues të korit diplomatik dhe të sektorit civil. ar/

 Foto: Sekretariati për Çështje Evropiane

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR