• e shtunë, 23 nëntor 2024

Mariçiq: Presim që të konfirmohet mandati i dytë i presidentit Pendarovski

Mariçiq: Presim që të konfirmohet mandati i dytë i presidentit Pendarovski

 Shkup, 3 mars 2024 (MIA)  - Zëvendëskryeministri i parë për Çështje Evropiane Bojan Mariçiqi dhe sekretar për bashkëpunim ndërkombëtar i LSDM-së pret që në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të konfirmohet mandati i dytë i presidentit aktual Stevo Pendarovski.

Mariçiq sot pas nënshkrimit për kandidaturën e Pendarovskit, i cili për pak orë mblodhi 10 000 nënshkrimet e nevojshme, deklaroi se është i kënaqur me jehonën dhe mbështetjen e qytetarëve. Paralajmëroi se LSDM-ja  sonte në Kongres do ta zyrtarizojë mbështetjen për Pendarovskin.

"Për pak orë, jo më shumë se pesë orë, janë mbledhur më shumë se 10.000 nënshkrime që presidenti Stevo Pendarovski të marrë mandatin e dytë, dhe këtë sonte do ta konfirmojmë në konventën, në kongresin e LSDM-së, në të cilin do të ketë edhe mbështetje zyrtare për presidentin Pendarovski dhe mandatin e tij të dytë. Jemi të kënaqur me pjesëmarrjen dhe mbështetjen e qytetarëve dhe presim që në frymë pozitive dhe me këtë energji të fortë të vazhdojë  fushata  deri më 24 prill në raundin e parë dhe 8 maj në raundin e dytë kur presim të konfirmohet mandati i dytë i presidentit Pendarovski", deklaroi Mariçiqi.

 Kongresi i LSDM-së do të mbahet sonte  me fillim në orën 18:00. Pas përfundimit të pjesë punuese, të mbyllur, Kongresi do të jetë i hapur për publikun dhe  fjalim do të ketë kandidati për president të shtetit.

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR