• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mariçiq: Me rëndësi është qytetarët t'i dinë faktet për hyrjen në BE

Mariçiq: Me rëndësi është qytetarët t'i dinë faktet për hyrjen në BE

Shkup, 2 prill 2023 (MIA) - Me rëndësi është qytetarët t'i dinë faktet për atë se si jeta e përditshme do të ndryshojë për më mirë kur shteti do të hyjë në Bashkimin Evropian dhe se sa më shumë lajmëtarë të ketë procesi inkuadrues, aq më e vogël do të jetë hapësira për dezinformim dhe manipulime, tha zëvendëskryetari i Qeverisë, i angazhuar për çështje evropiane, Bojan Mariçiq.

Në intervistë për Institutin për mediume dhe analitika - IMA, siç transmetojnë nga kabineti i zëvendëskryeminsitri, ai thekson se vetë procesi i inkuadrimit drejt Bashkimit Evropian është kompleks, afatgjatë dhe me shumë hollësi, dhe sipas tij, kjo e bën të ndjeshëm ndaj dezinformatave.

"Nuk jemi shteti i parë i cili është përballur me atë luftë kundër dezinformatave në procesine e vet të inkuadrimit drejt BE-së. Por, për fat të keq, ne kemi edhe çështje më të rënda, të cilat janë të lidhura, apo jo, me identitetin dhe me tema të lidhura me Kushtetutën tonë, sistemin tonë juridik dhe mënyrën në të cilën shteti funksionon. Dhe prandaj është aq e ndjeshme ndaj dezinformatave, prandaj është aq vështirë të luftojmë me të", theksoi ai.

Zëvendëskryeministri tha se Qeveria po bën përpjekje që i tërë procesi i negociatave të jetë më transparent dhe konsideron se krahas përsëritjes së çdoditshme dhe argumenteve se negociatat kanë filluar dhe cilat janë përfitimet prej tyre, edhe nga ana e Qeverisë sonël, por edhe nga ana e Komisionit evropian dhe shteteve-anptare, është i domosdoshëm edhe edukimi permanent i organizatave qytetare, por edhe edukimi permanent i mediumeve rreth procesit të inkuadrimit drejt BE-së.

Lidhur me çështjen deri ku jemi me skriningun, për rëndësinë e tij dhe çka duhet të presim, mariçiq tha se plani i Qeverisë është deri në fund të kësaj dekade Maqedonia e Veriut të jetë e prëgatitur për anëtarësim në BE.

Në vazhdim, theksojnë nga kabineti, ai hollësisht sqaroi se skriningu ka përfunduar plotësisht për dy klasterë kyç: Klasterin 1 "Vlera themelore", ku janë edhe drejtësia, jurisprudenca, të drejtat themelore, të drejtat e njeriut, politika fiskale, kontrolli financiar, furnizimet publike, do të thotë tema të rëndësishme, kritere ekonomike, liri e meidumeve, do të thotë, tema thelbësore nga sistemi politik dhe nga sistemi gjyqësor, dhe nga sistemi juridik, si dhe Klasteri 2, "Tregu i brendshëm", i cili gjithashtu është thelbësor për funksionim të atij tregu të brendsh[m të BE-së, dhe për hapje të tregut tonë drejt tregut të BE-së. Mariçiq tha se "tani jemi në Klasterin e tretë "Konkurrenca dhe rritja inkluzive" dhe se "paralelisht e hapim skriningun për klasterin e katërt, e ai është agjenda e gjelbër dhe politika e transportit. Kështu që, po hyjmë, tashmë jemi pothuajse në gjysmë të atij procesi të skriningut".

Për dezinformatat rreth procesit të negociatave me BE-në dhe për rrjedhën e skriningut zëvendëskryeministri Mariçiq bisedoi në pjesën e parë të intervistës për platformën "Depolitizohu" që është pjesë e projektit "Përmes depolitizimit drejt institucioneve demokratike, stabile, prëfshirëse: kontribut i shoqërisë qytetare", të cilin e zbaton Instituti për mediume dhe analitika-IMA Shkup. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR