• e martë, 24 dhjetor 2024

Mariçiq: Me ide konstruktive edhe komunitetet joshumicë gjithashtu përfshihen në procesin e anëtarësimit në BE 

Mariçiq: Me ide konstruktive edhe komunitetet joshumicë gjithashtu përfshihen në procesin e anëtarësimit në BE 

Shkup, 30 gusht 2023 (MIA) - Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, sot pati takim me Forumin e organizatave qytetare të komuniteteve joshumicë, ku u bisedua për përfshirjen e tyre në procesin e përgatitjes së Udhërrëfyesit dhe negociatave me Bashkimin Evropian.

Siç kumtoi Sekretariati për Çështje Evropiane (SÇE), Mariçiq në takim tha se proaktiviteti i të gjithëve do të jetë kyç për përparimin në procesin e integrimit në BE dhe se procesi i negociatave dhe anëtarësimi në BE hap një mundësi për të bërë diçka për interesat e komuniteteve. 

Ai theksoi se roli dhe aktiviteti i komuniteteve joshumicë është veçanërisht i rëndësishëm në përgatitjen e Udhërrëfyesit dhe Planit të Veprimit për mbrojtjen e të drejtave të pjesëtarëve të pakicav dhe komuniteteve, me të cilat do të avancohen çështjet nga sfera e të drejtave të njeriut.

"Përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë konfirmuan në takim se kanë dëshirë të kontribuojnë në përgatitjen e dokumenteve kyçe që nevojiten për të vazhduar procesin e negociatave me BE-në dhe falënderuan zëvendëskryeministrin Mariçiq për bashkëpunimin dhe hapjen për forcimin edialogut me aktivitete konkrete. Ata ranë dakord që Qeveria vazhdimisht avokon për afirmimin e plotë të të gjitha komuniteteve dhe krijon kushte në të cilat ato mund të funksionojnë dhe zhvillohen me të gjitha veçoritë e tyre, pa asnjë pengesë, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet, por edhe se ka ende shumë për të bërë në praktikë dhe në zbatim të asaj që tashmë është e garantuar me ligj për popujt që jetojnë në Maqedoninë e Veriut", thekson SÇE në kumtesën.

Në takim u diskutua edhe për sfidat me të cilat përballen, si dhe për nxitjen e bashkëpunimit dhe përfshirjen e tyre në grupet sektoriale për planifikimin e fondeve IPA, me qëllim tërheqjen e më shumë fondeve nga fondet evropiane për realizimin më efektiv të të drejtave të komunitetet pakicë.

Në takim u diskutua edhe pës sfidat me të cilat përballen, si dhe për avancimin e bashkëpunimit dhe përfshirjen e tyre në grupete sektoriale për planifikimin e IPA fondeve, me qëllim tërheqjen e më shumë fondeve nga fondet evropiane për realizimin më efektiv të të drejtave të komuniteteve joshumicë. ls/

Foto: Sekretariati për çështje evropiane

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR