• e premte, 22 nëntor 2024

Mariçiq: Krijuam kushte për lirinë e medias, Maqedonia e Veriut renditet e para nga vendet e rajonit

Mariçiq: Krijuam kushte për lirinë e medias, Maqedonia e Veriut renditet e para nga vendet e rajonit

Shkup, 3 maj 2024 (MIA) - Ne kemi krijuar kushte për lirinë e medias dhe lirinë e shprehjes dhe kjo po jep rezultate. Republika e Maqedonisë së Veriut renditet në vendin e 36-të në Reporterë pa kufij që është dy vende më mirë se vendi i 38-të vitin e kaluar, thekson zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq në "Fejsbuk" në Ditën e lirisë së mediave.

"Maqedonia e Veriut është në majë të listës në rajon e ndjekur nga Mali i Zi (40), Sllovenia (42), Kroacia (48), Kosova (75), BeH (81), Serbia është në vendin e 98-të dhe Shqipëria në pozitën e 99-të. Gjatë kohës së VMRO-DPMNE-së dhe “shtetit të bllokuar” Maqedonia ishte në fund të indeksit RBG, kur në vitin 2014 ishte në vendin e 123-të, pas rënies së lirë që nisi në vitin 2009, kur nga vendi i 34-të më i lartë deri atëherë, ra në vendin e 84-të në 7 vite. Në epokën e VMRO-DPMNE-së dhe të “gruevizmit” të krijuar nga kjo parti, gazetarët u gjykuan për “dhimbjen emocionale” të politikanëve. Për dallim nga gjyqësori “Svarovski” dhe gjyqtarët dhe prokurorët nga fletoret që gjykonin gazetarët, Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja solli disa ndryshime dhe plotësime në Kodin penal që i referohen raporteve për shpifje dhe fyerje dhe kërcënime ndaj gazetarëve", thuhet në njoftimin në rrjetin social.

Mariçiq thekson se sulmet ndaj gazetarëve tani trajtohen si sulm ndaj një zyrtari dhe Prokuroria është duke vepruar në detyrë zyrtare. Me këtë, shton Mariçiq, plotëson kërkesën e SHGM-së, përfaqësuesit e së cilës morën pjesë aktive në grupin punues që përgatiti ndryshimet në Kodin penal me të cilat, ndër të tjera i jepet fund praktikës së mosndëshkimit të dhunës ndaj gazetarëve.

"I dhamë fund kohërave kur gazetarët frikësoheshin, shantazhoheshin, burgoseshin, dënoheshin joformalisht me jetë në frikën e vazhdueshme të hakmarrjes politike dhe institucionale për kryerjen e detyrës profesionale. Fatkeqësisht, gjatë fushatës zgjedhore, VMRO-ja përsëri tregoi fytyrën e saj të vërtetë dhe filloi sërish të arrestojë gazetarë, ndërsa zyrtarët e DPMNE-së të padisin punonjësit e medias. Zgjedhjet janë një mundësi për të mos lejuar kthimin e regjimit që rrah gazetarët dhe mbyll mediat. Nuk ka tërheqje nga ajo luftë", nënvizon Mariçiq. qa/

Foto: Fejsbuk

 

QËNDRONI TË LIDHUR