• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mariçiq - Kopman: Me Planin për rritje qytetarët do t'i ndjejnë përfitimet nga anëtarësimi në BE

Mariçiq - Kopman: Me Planin për rritje qytetarët do t'i ndjejnë përfitimet nga anëtarësimi në BE

Bruksel, 8 dhjetor 2023 (MIA) - Epilog i suksesshëm i procesit të skriningut dhe Planit të BE-së për rritje të Ballkanit Perëndimor ishon në fokus të bisedimeve në Bruksel të zëvendëskryeministrit të angazhuar për çështje evropiane, Bojan Mariçiq dhe drejtorit të përgjithshëm të Drejtorisë për fqinjësi dhe negociata për zgjerim të Komisionit evropian (NEAR), Gert Jan Kopman.

Mariçiq dhe Kopman në tkaimin e djeshëm vlerësuan se Plani për rritje paraqet fazë kalimi nga fundi i skriningut deri te hapja e Klasterit 1, përmes investimeve dhe realizimit të reformave, me të cilat qytetarët do t'i ndjejnë përfitimet nga BE-ja dhe do ta aftësojnë shtetin për anëtarësim të plotë në Union.

Siç lajmëroi korresposndenti i MIA-s nga Brukseli, Plani për rritje paraqet mekanizmin më ambicioz të Komisionti evropian në procesin e deritanishëm për integrim të vendeve nga Ballkani Perëndimor, me të cilin për herë të parë do të kemi mundësi të shfrytëzojmë mjete të rezervuara monetare për reforma të zbatuara.

Plani për rritje parasheh investime në reforma në vendet e rajonit. integrimin e tyre në tregun e përbashkët të BE-së dhe integrim në tregjet rajonale përmes reformave dhe investimeve, për çka është paraparë fond evropian prej gjashtë miliardë eurove. Ai duhet të mundësojë përshpejtim të reformave, rritje ekonomike dhe ta nxisë konvergjencën shumë të nevojshme socio-ekonomike mes vendeve të rajonit dhe BE-së.

Investimi i këtillë konkret financiar dhe politik i BE-së në shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të paraqesë nxitje nga ana e Unionit dhe mbështetje për përshpejtim të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në bllok deri në vitin 2030.

Zëvendëskryeministri Mariçiq, i cili njëherit është edhe kryenegociues i vendit me BE-në, sot e përfundon vizitën e punës në[ Bruksel me pjesëmarrje në takimin e pestë të Këshillit strategjik të Kornizës investuese për Ballkanin Perëndimor (VBIF). ab/

Foto: SÇE

QËNDRONI TË LIDHUR