• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mariçiq: Interesat tona mbrohen më së miri nëse jemi në BE, është koha për konensus real

Mariçiq: Interesat tona mbrohen më së miri nëse jemi në BE, është koha për konensus real

Shkup, 8 korrik 2023 (MIA) - Zëvendëskryetari i Qeverisë, i angazhuar për çështje evropiane, Bojan Mariçiq deklaroi se përvoja e vendeve të cilat sot janë anëtare të BE-së thotë se interesat më së miri mbrohen kur jemi vend anëtar i BE-së dhe se terreni për sigurim të mbështetjes së ndryshimeve kushtetuese është spastruar.

"Tashmë nuk kanë kurfarë shkaku, kurfarë sqarimi të mos ofrojnë mbështetje. Besoni, beteja më e mirë për interesat tona është të jemi në Bashkimin Evropian. Ndërkoq jo të jemi në sallpën pritëse apo të jemi të frustruar për shkak se Bullgaria është, ndërsa ne jo. Ajo është prëvoja e Kroacisë, ajo është prëvojë e Sllovenisë, është prëvojë e të gjithëve. Se më së miri interesat mbrohen kur jemi në BE", tha Mariçiq gjatë pjesëmarrjes në emisionin "Triling" duke potencuar se përmes procesit negociues, do të mund të mbrojmë shumë interesa tona edhe në raport me ekonominë, prodhimet vendore, bujqësinë, verërat dhe kështu me radhë, por edhe në raport me çështjet e identitetit.

Mariçiq tha se tashmë është siguruar pozicion i qartë preciz, jo vetëm nga ana e Qeverisë, por edhe BE-së edhe nga Bullgaria edhe nga shtetet e tjera anëtare të BE-së, se nuk do të ketë kushte të tjera për vazhdim të negociatave, përveç ndryshimeve kushtetuese.

Në kontekst të ngjarjeve rajonale dhe sfidave të sigurisë me të cilat po përballet rajoni, Mariçiq tha se ne jemi në anën e sigurt të kufirit sepse jemi në NATO dhe tek ne nuk hapen ato çështje përmes prizmës së sigurisë, por ajo që është thelbësore siç thotë ai, "është tani ta realizojmë konsensusin real për anëtarësim në Bashkimin Evropian".

Mariçiq shfaqi bindje se ndryshimet kushtetuese do të kenë sukses sepse, siç tha ai, "nuk mund të paramendoj situatë në të cilën vetë do të bllokohemi, vetë do të ndahemi nga pakoja me Shqipërinë, Serbinë dhe malin e Zi si shtete të cilat do të negociojnë dhe do të vihemi në kategori me Kosovën dhe BeH-në", duke potencuar se nëse nuk presim, nëse punojmë dhe i përfundojmë obligimet, deri në vitin 2030 është reale të bëhemi vend anëtar i BE-së.

Në pyetjen nëse pas një sërë kritikash se korrupsioni dhe krimi mbeten problem në shoqërinë tonë, Qeveria ka ndonjë plan për lirim të jurisprudencës nga ndikimet, Mariçiq tha se prej vitit 2017 deri më sot ka zhvendosje drejt pozicionit më të mirë, se janë të vetëdijshëm për të gjitha dobësitë dhe punojnë për to, por edhe se për atë nevojitet vullnet politik nga të gjithë aktorët, unë besoj se ka dhe duhet ta shndërrojmë në aksion konkret.

Zëvendëskryeministri potencoi se lufta për integritet të Këshillit gjyqësor dhe gjyqësisë është lufta të cilën duhet ta zhvillojë gjyqësori, ndërkaq duhet ta mbështesë politika. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR