• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mariçiq: Bllokada jonë aktualisht ka emër dhe mbiemër, është VMRO-DPMNE-ja

Mariçiq: Bllokada jonë aktualisht ka emër dhe mbiemër, është VMRO-DPMNE-ja

Shkup, 21 nëntor 2023 (MIA) - Bllokada jonë aktualisht ka emër dhe mbiemër, është VMRO-DPMNE-ja dhe deputetët e kësaj partie politike të cilët vendosën me vetëdije, me vendim politik, ta bllokojnë vendin e tyre në rrjedhën e mëtejshme të negociatave, tha sot zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq.

Ai vlerësoi se për momentin nuk ka perspektivë për miratimin e ndryshimeve kushtetuese, por koalicioni qeveritar nuk tërhiqet dhe do të vazhdojë deri në ditën e fundit të mandatit të kësaj përbërje kuvendore të bisedojë dhe t'i bind kolegët e VMRO-DPMNE-së të mos e bllokojnë shtetin dhe në vepër të tregojnë nëse me të vërtetë janë për në BE.

Sipas Mariçiqit, nga Samiti i dhjetorit të BE-së priten mesazhe inkurajuese, po jo edhe, siç theksoi, diçka në kundërshtim me atë që shkruhej në Kornizën negociuese dhe në atë që vendit i është dhënë si obligim që vitin e kaluar.

"Duhet të presim samitin e dhjetorit. Ne presim që të ketë mesazhe inkurajuese, por sigurisht që nuk mund të presim që të ndodhë diçka në kundërshtim me atë që është shkruar në Kornizën Negociuese dhe atë që na është dhënë si obligim vitin e kaluar. Bllokada jonë për momentin ka emër dhe mbiemër, është VMRO-DPMNE-ja. Skriningu do të përfundojë në javën e parë të dhjetorit, ne jemi duke i përgatitur dhe do t'i dërgojmë ato udhërrëfyes që janë detyrimi ynë që nga përfundimi i skriningut në Klasterin e Parë dhe do të ndalemi këtu nëse nuk përfundojnë ndryshimet kushtetuese, edhe pse për momentin  nuk ka asnjë perspektivë që kjo të ndodhë, duhet të presim një ndalesë. Por ne nuk heqim dorë nga kjo deri në ditën e fundit të mandatit të kësaj përbërje parlamentare, që të bisedojmë dhe të bindim kolegët tanë nga VMRO-DPMNE-ja që të mos e bllokojnë vendin e tyre, të mos hyjnë në një vorbull, një tunel në të cilin tashmë kemi hyrë në vitin 2008 dhe të mbledhim forca për ta bërë këtë lëvizje së bashku dhe përgjegjësia do të jetë e përbashkët, por edhe pikat për të dëshmuar në veprim se janë vërtet për BE-në", tha Mariçiq, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas vizitës në Komunën e Gjorçe Petrovit.

Për fushatën e re të BE-së që duhet të zbatohet deri për vitin e ri, Mariçiq i udhëzoi gazetarët që më shumë detaje të kërkojnë në Qeveri.

"Fushata është e koordinuar nga Qeveria dhe aty duhet të kërkoni një përgjigje të detajuar. Besoj se çdo bisedë se si paratë evropiane mund të ndihmojnë në çdo komunë dhe çdo vendbanim është e rëndësishme sepse përdorimi i fondeve IPA për investime bën ndryshim. Vendimi ynë për të diskutuar dhe raportuar mbi shqetësimet si për projektet ekzistuese ashtu edhe për projektet e reja, mendoj se nuk ka të keqe të flasim më shumë për këtë çdo ditë, sepse angazhimi ynë strategjik është aty dhe ne duhet të nxjerrim maksimumin nga ai proces. Tani kemi një plan të ri të rritjes, bizneset dhe qytetarët duhet të jenë të interesuar. Kjo Qeveri e ka treguar në veprim se rrit pagat dhe pensionet vazhdimisht, nuk përjashtohet njëra dhe tjetra, duhet bërë të dyja. Gjëja më aktuale, si për çdo thirrje dhe tender publik, është pyetja e personit që i shpall. Për fushatën e SÇE-së kam pasur brifing special, gjtihmonë jam i gatshëm për të biseduar, por për këtë do të duhet të pyetni në Qeveri", porositi Mariçiq.

Ai në Gjorçe Petrov ishte i shoqëruar nga ministrja e Punës dhe Politikës Sociale dhe  Kulturës, Jovanka Trençevska dhe Bisera Kostadinovska Stojçeva. sa/

foto: printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR