• e martë, 05 nëntor 2024

Mariçiq: Bashkimi Evropian me ndihmë të re për Maqedoninë e Veriut deri 100 milionë euro

Mariçiq: Bashkimi Evropian me ndihmë të re për Maqedoninë e Veriut deri 100 milionë euro
Shkup, 6 shkurt 2023 (MIA) - Bashkimi Evropian me ndihmë të re për Maqedoninë e Veriut deri 100 milionë euro. Sot, Komisioni evropian propozon të sigurohen deri 100 milionë euro ndihmë makrofinanciare për Maqedoninë e Veriut, me çka edhe njëherë dëshmohet se kush qëndron afër Maqedonisë së Veriut në kohë të vështira dhe në kohë të krizës ekonomike dhe energjetike.
 
Këtë sot e kumtoi në profilin e tij në Fejsbuk zëvendëskryeministri, Bojan Mariçiq.
 
"Ndihma do të kontribuojë edhe për mbulimin e nevojave financiare të Maqedonisë së Veriut në vitin 2023 dhe 2024, duke e mbështetur qëndrueshmërinë fiskale dhe reformat strukturore. Ursulla fon der Lajen, kryetare e Komisionit: 'Ne qëndrojmë afër Maqedonisë së Veriut në këto kohë sfiduese. Sot propozojmë deri 100 milionë euro ndihmë makrofinanciare për mbështetje të ekonomisë së vendit, duke kontribuuar për mbulim të nevojave të saja financiare në dy vitet në vazhdim'", shkroi Mariçiq në Fejsbuk. ab/
 
 

QËNDRONI TË LIDHUR