• e shtunë, 12 tetor 2024

Mareska me çmimin e parë në Premier ligë

Mareska me çmimin e parë në Premier ligë

Londër, 11 tetor 2024 (MIA) – Enco Mareska ka fituar çmimin e tij të parë në Premier ligë pasi u shpall trajneri i muajit për muajin shtator.

Kështu që Çellsi bëri një dabll sa i përket këtyre çmimeve, pasi Kol Palmer mori çmimin e lojtarit të muajit.

"Blutë" mbeten të pamposhtur në kampionatin në shtator pas barazimit me Kristall Pallasin dhe fitoreve ndaj Bunemuthit, Uest Hemit dhe Brajtonit, ndërsa skuadra nga Londra shënoi nëntë gola në ato ndeshje.

"Kemi pasur një muaj shumë të mirë. Të gjithëve ju duhen njerëzit e duhur rreth nesh për t'i përmirësuar gjërat. Jam shumë mirënjohës që kam këta njerëz si pjesë e stafit tim. Gjithmonë kërkojmë mënyra për t'u bërë më të mirë", deklaroi Mareska.

Italiani është trajneri i parë i Çellsit që fiton çmimin pas Tomas Tuhelit i cili e mori këtë çmim në tetor të vitit 2021.

Foto: X/Çellsi

QËNDRONI TË LIDHUR