Mareska favorit për pasardhës të Poketinos në Çellzi
- Menaxheri i Lester Sitit, Enco Mareska tani është favorit për pasardhës i Maurisio Poketino në krye të Çellzit, raporton "Skaj Sports".
- Post By Ajrije Rexhepi
- 17:35, 27 maj, 2024

Londër, 27 maj 2024 (MIA) - Menaxheri i Lester Sitit, Enco Mareska tani është favorit për pasardhës i Maurisio Poketino në krye të Çellzit, raporton "Skaj Sports".
"Blutë" e Londrës janë në kërkim të një trajneri të ri pasi u ndanë me Poketinon në fund të sezonit.
Mareska performoi shkëlqyeshëm në krye të "Dhelprave" sezonin e kaluar dhe i riktheu ata në Premier Ligë, duke fituar titullin kampion.
Sipas raportimeve, bordi i Çellzit ishte i impresionuar pas bisedimeve me Mareskën, veçanërisht me njohuritë e tij të gjera për ekipin e "Bluve". Sipas kësaj, italiani është tani favorit për këtë post, ndërsa pretendentët e tjetë me Kiran Mekena, Tomas Frank dhe Roberto de Zerbi.
Foto: Fejsbuk/Lester siti