• e enjte, 05 shtator 2024

Maratonistja Çeptegi nga Uganda është lyer me benzinë, gjendja shëndetësore kritike

Maratonistja Çeptegi nga Uganda është lyer me benzinë, gjendja shëndetësore kritike

Nairobi, 3 shtator 2024 (MIA) - Maratonistja nga Uganda, Rebeka Çeptegi, (33), e cila garoi në Lojërat olimpike të Parisit muajin e kaluar, pësoi djegie në 75 për qind të trupit të saj dhe ndodhet në një gjendje kritike në një spital në qytetin kenian Eldoret, pasi që, sipas mediave vendase, ajo është djegur me benzinë ​​nga partneri i saj.

Shefi i Policisë në rajonin Trans Nzoja, ku ndodhi incidenti, tha se partneri i Çeptegit, Daniel Ndiema Marangaç gjithashtu pësoi djegie dhe e përshkroi incidentin si një zënkë familjare.

Çeptegi garoi në maratonë në Lojërat olimpike të Parisit dhe e përfundoi garën në vendin e 44-të. mb/

Foto: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR