Maqedonia kundër Holandës në xhiron e 2-të të Kampionatit Botëror në Hendboll
- Reprezentacioni i Maqedonisë sonte nga orën 18 do ta luajë duelin me Holandën nga xhiroja e dytë të Kampionatit Botëror.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 09:47, 17 janar, 2025

Varazhdin, 17 janar 2025 (MIA) - Reprezentacioni i Maqedonisë sonte nga orën 18 do ta luajë duelin me Holandën nga xhiroja e dytë të Kampionatit Botëror.
Lojtarët tanë në ndeshjen e parë në mundialin e hendbollit kanë luajtur në barazim kundër Hungarisë (27-27).
I vetmi duel i ndërsjellë deri tani me holandezët ishte para dy viteve në Botërorin në Poloni, ku humbëm bindshëm 34-24 në Krakov.
Në Varazhdin pritet sërish mbështetje e madhe nga tifozët, me ndihmën e të cilëve publiku pret një tjetër rezultat pozitiv me favoritin në grup.
Foto: Arkivi