Maqedonia e Veriut mori rreth 2,5 milion euro nga Plani i Rritjes për rezultatet e arritura në zvogëlimin e ekonomisë joformale
- Ministria e Ekonomisë sot njoftoi se Komisioni Evropian, në raportin e tij të fundit për zbatimin e Planit të Rritjes, konfirmoi se Maqedonia e Veriut ka zbatuar plotësisht dhe me sukses masën reformuese 4.1.1 – "Përballja i ekonomisë informale në mbështetje të strategjisë për formalizimin e ekonomisë informale".
- Post By Qefsere Abduli
- 14:00, 22 tetor, 2025
Shkup, 22 tetor 2025 (MIA) - Ministria e Ekonomisë sot njoftoi se Komisioni Evropian, në raportin e tij të fundit për zbatimin e Planit të Rritjes, konfirmoi se Maqedonia e Veriut ka zbatuar plotësisht dhe me sukses masën reformuese 4.1.1 – "Përballja i ekonomisë informale në mbështetje të strategjisë për formalizimin e ekonomisë informale".
Qëllimi i masës është promovimi i ekonomisë formale duke intensifikuar mbikëqyrjen inspektuese dhe duke zbatuar qasje të bazuar në vlerësimin e rrezikut, me fokus në sektorët më të ndjeshëm ndaj aktiviteteve informale, ndërtimtari, turizëm dhe bujqësi.
"Sipas vlerësimit të Komisionit Evropian, vendi ka tejkaluar shumë qëllimet e vendosura për rritjen e numrit të inspektimeve dhe rezultateve të mbikëqyrjes në kuadër të kësaj reforme me vlerë të përgjithshme prej afërsisht 2,5 milionë euro, me qëllim forcimin e institucioneve, digjitalizimin e shërbimeve inspektuese dhe forcimin e ekonomisë formale. Inspektorati Shtetërori Punës (ISHP) zbatoi 16.464 inspektime në periudhën korrik 2024 – qershor 2025, që paraqet rritje prej 242 për qind në raport me qëllimin për 20 për qind rritje krahasuar me mesataren e viteve 2020–2023", thonë nga Ministria e Ekonomisë.
Janë zbuluar 543 punëtorë të paregjistruar, që është rritje prej mbi 200 për qind krahasuar me vitet e mëparshme. Inspektorati Shtetërori Tregut (ISHT) ka kryer 669 inspektime, që është 40 për qind më shumë se vlera qëllimore, me ç'rast janë lëshuar 222 aktvendime administrative, ndërsa 18 operatorë të paregjistruar ekonomikë të mbyllur për shkak të mosrespektimit të ligjeve. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s