• e enjte, 27 qershor 2024

Maqedonia e Veriut do të marrë pjesë në Eurovizionin e Fëmijëve në nëntor

Maqedonia e Veriut do të marrë pjesë në Eurovizionin e Fëmijëve në nëntor

Shkup, 4 qershor 2024 (MIA) - "Radio Televizoni i Maqedonisë" publikoi thirrjen për audicion të interpetuesit vokal i cili do të na përfaqësojë në Eurovizionin e Fëmijëve që në nëntor do të mbahet në Madrid, Spanjë.

"Kandidatët e paraqitur duhet të jenë të moshës ndërmjet nëntë dhe 14 vjet në ditën e manifestimit final, 16 nëntor", shkruan në thirrje.

Është paralajmëruar që audicioni të mbahet më 19 qershor, ndërsa paraqitja është e hapur deri më 17 qershor. Të gjithë kandidatët duhet të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut ose të kenë qëndrim të rregulluar në shtet. 

Shtetin tonë, vitin e kaluar në Francë e përfaqësoi Tamara Grujeska. fc/

Fotografia: Printskrin/Jutjub

QËNDRONI TË LIDHUR