• e hënë, 23 dhjetor 2024

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria u ndanë në rrugën evropiane

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria u ndanë në rrugën evropiane

Bruksel/Shkup, 27 shtator 2024 (MIA) - Komiteti i përfaqësuesve të përhershëm të Qeverive të vendeve-anëtare në Bashkimin Evropian (KOREPER) mori vendim që Shqipëria më 15 tetor të fillojë procesin e negociatave për anëtarësim në BE sipas kapitujve, me hapjen e negociatave për Klasterin 1 - "Vlerat bazë". Me zbatimin e një vendimi të tillë, Shqipëria do të kalojë në fazën tjetër të procesit të negociatave, e cila praktikisht do ta ndante nga Maqedonia e Veriut në rrugën drejt anëtarësimit në BE, ndonëse deri më tani të dy vendet kanë ecur së bashku në procesin e anëtarësimit.

"Mund të konfirmojmë se Koreper është pajtuar për vazhdimin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE", deklaroi për MIA-n, Ana Atanasov, zëdhënëse e Presidencës hungareze për Koreper.

Lidhur me këtë vendim të Koreperit, zëdhënësja e KE-së për Zgjerimin, Politikën e Fqinjësisë dhe Partneritetet Ndërkombëtare, Ana Pizonero deklaroi se qëndrimi i Komisionit Evropian është shumë i qartë dhe ajo mezi pret fillimin e negociatave për Klasterin e “Vlerave bazë”, sa më shppjt që është e mundur dhe me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pasi vendi "i përmbush kriteret përkatëse të dakorduara me Këshillin" e BE-së. Ajo shtoi se ato "kritere përkatëse" përfshijnë amendamentet kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë, duke theksuar se Këshilli Evropian i kërkoi vendit të përshpejtojë zbatimin e këtyre ndryshimeve.

Duke e komentuar vendimin për ndarjen potenciale të Shqipërisë nga vendi në rrugën evropiane, kryeministri Hristijan Mickoski tha se ky është një mesazh i keq për qytetarët e Maqedonisë, sepse vendi ka bërë shumë gjëra në rrugën më shumë se dy dekadash drejt integrimit në BE, më tepër se çdo kandidat apo anëtare-aktuale, të cilat zakonisht nuk kanë asnjë lidhje me kriteret e Kopenhagës. Ai i uroi Shqipërisë shumë suksese në procesin e negociatave, duke shtuar se ndoshta një ditë “rrugët tona do të takohen sërish në atë trajektore drejt anëtarësimit të plotë në BE”.

 

Протоколот што вчера го потпишаа министерот за надворешни работи Бујар Османи и неговата колешка од Бугарија Теодора Генчовска е дипломатски нокаут и капитулација, смета лидерот на ВМРО-ДПМНЕ

"Ne jemi i vetmi rast që marrëveshjet dypalëshe janë kushte në Kornizën negociuese. E shohim se situata është e tillë që ndaj një numri të madh të qytetarëve të Maqedonisë e ndaj përshtypjen se nuk duhet të pranojmë më kushte pa garanci në kurriz të koncesioneve kombëtare, koncesioneve identitare", tha Mickoski.

Ai theksoi se qëndrimi aktual në lidhje me anëtarësimin tonë është i diktuar. "Për mua ky është diktat, nëse ky është kushti që Maqedonia të vazhdojë të negociojë, atëherë e thashë atë edhe në Bruksel, - jo faleminderit. Nuk janë ato vlerat evropiane që brezi im ra në dashuri... Të flasim, mos diktoni, mos na kushtëzoni me diktat, dua të flasim aq sa duhet për të gjetur një zgjidhje, padyshim që nuk tani nuk kemi zgjidhje", tha Mickoski.

Kryeministri hodhi një paralele mes ndryshimeve kushtetuese lidhur me Marrëveshjen e Prespës, e cila hyri në fuqi pasi Greqia e ratifikoi Protokollin e para-aderimit për anëtarësimin e vendit në NATO dhe theksoi se kjo duhet të zbatohet edhe për ndryshimin aktual të Kushtetutës.

"Këtu do ta përfundojmë procedurën, kemi 80 deputetë, por amendamentet që do t'i kalojmë le të jenë të vlefshme dhe efektive kur Bullgaria ta ratifikojë protokollin e anëtarësimit për anëtarësimin tonë në BE", tha Mickoski.

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, i pyetur për qëndrimin e tij për vendimin për Shqipërinë, tha se Qeveria dhe koalicioni "Vlen" të cilit ai i përket, mbeten të përkushtuar në rrugën e integrimit evropian të vendit.

Изет Меџити, претседател на Демократското движење денеска изјави дека Законот за амнестија не е во интерес на граѓаните или на ЕУ интеграциите, туку амнестија на криминалот што е направен во

"Mbetemi të përkushtuar për këtë çështje, e cila është një nga prioritetet kryesore në politikat tona. Shpresoj se shpejt do të gjejmë një zgjidhje", tha Mexhiti.

Për liderin e opozitës së LSDM-së, Venko Filipçe, vendimi i Koreperit paraqet “dështim të rëndë të politikave të Qeverisë për planin e integrimit evropian të shtetit”.

"Me këtë vendim bëhet e qartë se Shqipëria do të marrë dritën e gjelbër për vazhdimin e fazës së dytë të negociatave me BE-në dhe hapjen e Klasterit të parë. Ndarja është një fatkeqësi e madhe për të ardhmen e qytetarëve. Fatkeqësisht, kjo mundësi e re e humbur do të prekë shumë familje dhe një gjeneratë tjetër krejt të re", tha Filipçe, duke shtuar se "kjo e vret shpresën se vendi ynë mund të përparojë dhe të zhvillohet".

Sipas Filipçes, rinegociimi i kornizës negociuese do të çonte në "ribilateralizim të negociatave evropiane dhe kontestit me Bullgarinë".

Високиот број на новозаразени од саботата (241) исто како и некои претходни варијации т.е. отскокнувања од вообичаениот број, се должи на мал кластер во една од конфекциите во Штип, рече мини

"Duhet të jetë e qartë për të gjithë - kontesti me Bullgarinë nuk ishte më dypalësh. Me shumë vështirësi arritëm ta fusnim në negociata. Ne nuk po negociojmë më me Bullgarinë, por me BE-në. Qëllimi është të rihapet një problem bilateral, vlerësoi Filipçe, duke shtuar se me ndryshimin e Kushtetutës nuk kemi asgjë për të humbur, por vetëm për të fituar, sepse me fillimin e negociatave për anëtarësim nuk do të negociojmë kurrë me Bullgarinë, por me BE-në.

"Kryetari i Lëvizjes BESA dhe kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, deklaroi se si koalicion, edhe qeveritar, edhe si VLEN, do të punojnë seriozisht në zgjidhjen më të shpejtë të problemit bilateral me Bullgarinë.

"Do të punojmë seriozisht që problemi bilateral me fqinjin tonë lindor të zgjidhet sa më shpejt dhe Maqedonia të hapë negociatat për anëtarësim, respektivisht kapitujt dhe të kapim hapin me Shqipërinë. Dhe së bashku me dy vendet e tjera që tashmë po punojnë në kapitujt, të jemi vendet e para deri në vitin 2030", tha Kasami.

Në reagimin e saj ndaj vendimit të Koreper, BDI vlerësoi se ngjarjet e fundit, përfshirë hapjen e ardhshme të negociatave të BE-së me Shqipërinë, tregojnë qartë se “hapësira për hapa vendimtarë po mbyllet me shpejtësi”.

"Nuk ka më vend për vonesa, justifikime apo manipulime që do të shmangnin të pashmangshmen. Ndryshimet kushtetuese nuk janë vetëm detyrim ligjor. Ato paraqesin një imperativ moral dhe strategjik që siguron që vendi ynë të mbetet në rrugën e integrimeve evropiane", thuhet në komunikatën e BDI-së, duke u bërë thirrje të gjithë aktorëve politikë që të veprojnë me përgjegjësi, maturi dhe vendosmëri në interes të qytetarëve dhe të vendit duke përmbushur obligimet e Kornizës negociuese dhe miratimin urgjent të amendamenteve kushtetuese.

Këshilli i BE-së në korrik të vitit 2022, mori një vendim në një paketë për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, pas së cilës të dy vendet kryen procesin e shqyrtimit.  mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR