• e shtunë, 23 nëntor 2024

Maqedonia e Veriut dhe Serbia nënshkruan Memorandum për bashkëpunim për hekurudhën e shpejtë nga Nishi deri në Shkup

Maqedonia e Veriut dhe Serbia nënshkruan Memorandum për bashkëpunim për hekurudhën e shpejtë nga Nishi deri në Shkup

Beograd, 17 nëntor 2023 (MIA) - Maqedonia e Veriut dhe Serbia sot nënshkruan Memoranum për bashkëpunim për vendosjen e rrjetit hekurudhor me performancë të lartë, si pjesë e Korridorit hekurudhor 10.

Memorandumi u nënshkrua në Qeverinë e Republikës së Serbisë nga ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoja Boçvarski dhe ministri serb i Ndërtimtarisë, Trafikut, dhe Infrastrukturës, Goran Vesiq, në prani të kryeministrave Dimitar Kovaçevskit dhe Ana Bërnabiq, njofton korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Në periudhën e ardhshme duhet të formohet një grup punues, i cili duhet të denifojë planin e veprimit, për të cilin duhet të punohet.

Në territorin e Maqedonisë së Veriut në fazën e parë duhet të ndërtohen 50 kilometra, ndërsa intenca është që Korridori 10 të ndërtohet plotësisht, respektivisht deri në Selanik dhe Athinë. Shpejtësia e kësaj hekurudhe do të jetë të paktën 160 kilometra në orë.

Kryeministri Kovaçevski në konferencë për media pas nënshkrimit të Memorandumit tha se Korridori 10 për ne është korridor i rëndësishëm evropian dhe rikonstruim i tij është më së i nevojshëm që ta ruajmë pozicionin konkurrues në rajon, ndërsa përmes hekurudhës ta zhvillojmë gjithë rajonin. 

"Kjo është një tjetër mundësi në kuadër të nismës rajonale për të mundësuar transport të shpejtë të mallrave dhe shërbimeve jo vetëm nëpër vendet e Ballkanit Perëndimor, por edhe drejt vendeve anëtare të BE-së. Angazhimi ynë për të promovuar bashkëpunimin me të gjitha vendet e rajonit është në dobi të qytetarëve tanë, ne jemi vend si të gjitha vendet e tjera të rajonit me ekonomi që nuk janë aq të forta sa ato të vendeve anëtare të BE-së, dhe për këtë arsye është e një rëndësie të madhe bashkëpunimi i ndërsjellë sepse në bashkim është gjithmonë forca. Kur flasim për bashkëpunim, konfirmojmë se fokusi ynë duhet të jetë Bashkimi Evropian, sepse atje bëjnë pjesë vendet e Ballkanit Perëndimor. Ne kemi një orientim të theksuar evropian, jemi të orientuar drejt reformave dhe të gatshëm të kontribuojmë në bashkëpunimin ndërkombëtar në të gjitha fushat", tha Kovaçevski.

Според српската премиерка Брнабиќ, со денешното потпишување на Меморандумот се трасира патот за идниот развој на односите меѓу двете држави. Железничката инфраструктура, како што посочи, е приоритетна и по транспортната Стратегија на Европската унија.

Sipas kryeministres Bërnabiq, me nënshkrimin e sotëm të Memorandumit hapet rruga për zhvillimin e ardhshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve. 

"Komunikacioni hekurudhor në këtë moment edhe për Evropën dhe për gjithë botën është komunikacioni më i rëndësishëm sepse është ekologjikisht komunikacion më i pranueshëm. Serbia investon mjete të mëdha financiare në këtë pjesë", tha Bërnabiq. 

Nga ana serbe ka përfunduar hekurudha e shpejtë nga Beogradi në Novi Sad, ndërsa deri në fund të vitit 2024 është planifikuar të përfundojë deri në Suboticë, ashtu që do ta përfundojnë tërë pjesën deri në Hungari. 

"Presim që deri në fund të vitit 2025 edhe Hungaria ta përfundojë seksionin nga Budapesti deri në Suboticë. Vazhdojmë të investojmë në Korridorin hekurudhor 10 me modernizimin e hekurudhës nga Beogradi deri në Nish. Plani ynë ishte edhe nga Nishi deri në Preshevë, por tashmë gjatë disa muajve të fundit filluam të bisedojmë edhe për këtë seksion deri në Shkup dhe sot tashmë e nënshkruajmë Memorandumin", tha Bërnabiq.

Bërnabiq bëri thirrje që sa më shpejt të krijohet një grup punues për bashkëpunim ekonomik mes dy vendeve, sepse siç ka theksaur ajo, në këtë drejtim po shënohen rezultate pozitive. Vitin e kaluar është shënuar shkëmbim tregtar rekord prej një miliardë e 470 milionë euro gjegjësishrt 28 për qind më shumë se në vitin 2021.

I bëri thirrje Qeverisë së Maqedonisë së Veriut që të fillojë të punojnë në promovimin e Maqedonisë së Veriut në kuadër të Ekspozitës Botërore të Specializuar EKSPO e cila do të mbahet në Beograd në vitin 2027. si/fc/

Fotografia: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR