• e premte, 05 dhjetor 2025

Maqedonia e Veriut dhe Serbia e avancojnë bashkëpunimin, theks i veçantë është vendosur në ndërlidhjen infrastrukturore

Maqedonia e Veriut dhe Serbia e avancojnë bashkëpunimin, theks i veçantë është vendosur në ndërlidhjen infrastrukturore

Shkup, 3 dhjetor 2025 (MIA) - Memorandumi për bashkëpunim mes qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, që sot u nënshkrua në Shkup, është pesëvjeçar dhe hyn në fuqi menjëherë.

Bëhet fjalë për Memorandum me të cilin do të avancohet komunikimi mes institucioneve dhe sektoritprivat, do të koordinohen politikat ekonomike, ndërsa theks i veçantë do të vendoset në ndërlidhjen infrastrukturore dhe bashkëpunimin në projekte të interesit të përbashkët siç është modernizimi i hekurudhës dhe infrastrukturës rrugore.

Memorandumin e nënshkruan zëvendëskryeministri dhe ministër i Marrëdhënieve mes Bashkësive, Ivan Stoillkoviq dhe nënkryetares së Qeverisë serbe dhe ministres së Ekonomisë, Andijana Mesaroviq.

"Me nënshkrimin e sotëm, Memorandumi i cili hynë në fuqi menjëherë dhe mbetet valid pesë vite, e konmfirmon vullnetin e qartë politik dhe përcaktimin e përbashkët të dy qeverive për intensifikim të bashkëpunimit ekonomik dhe hapje të mundësive të reja për komunitetet afariste", thonë nga Kabineti i zëvendëskryeministrit Stoillkoviq.

Memorandumi u nënshkrua mu para mbajtjes së biznes forumittë sotëm ekonomik që u mbajt në Shkup. ab/

Foto: Kabineti i zëvendëskryeministrit Ivan Stoillkoviq

QËNDRONI TË LIDHUR