• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mançester Siti sipas të gjitha gjasave do të jetë pa Rodrin deri në fund të sezonit

Mançester Siti sipas të gjitha gjasave do të jetë pa Rodrin deri në fund të sezonit

Mançester, 24 shtator 2024 (MIA) - Mesfushori i Mançester Sitit dhe kombëtares së Spanjës, Rodri (28) mund të mungojë në pjesën tjetër të sezonit për shkak të dëmtimi të rëndë në gju, të pësuar gjatë ndeshjes së të dielës në Premier Ligë kundër Arsenalit.

Sipas gazetës sportive spanjolle, Marka dhe asaj amerikane ESPN, Rodrigo ka këputur ligamentet në gjurin e tij të djathtë.

Rodri deri tani është konsideruar si një nga favoritët kryesor për të fituar "Topin e Artë" këtë vit, për shkak të rolit të tij në lojën e Mançester Sitit, i cili fitoi titullin e katërt radhazi në kampionatin e Anglisë sezonin e kaluar, por edhe me kombëtaren spanjolle, me të cilën u bë kampion i Evropës këtë verë dhe u shpall lojtari më i mirë i EURO 2024. rq/bsh/

Foto: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR