Mançester Siti ka filluar bisedimet për transferimin e Donarumës
- Portieri i Pari Sen-Zhermen, Xhanluixhi Donaruma, mund ta vazhdojë karrierën në Mançester siti, njoftuan mediat britanike.
- Post By Qefsere Abduli
- 08:36, 20 gusht, 2025
Mançester, 20 gusht 2025 (MIA) - Portieri i Pari Sen-Zhermenit, Xhanluixhi Donaruma mund ta vazhdojë karrierën në Mançester Siti, njoftojnë mediat britanike.
"Qytetarët" i kanë filluar bisedimet për transferin e italianit 26 vjeçar.
Sipas gazetarit Alfredo Pedula, parisienët mund të marrin 23-25 milion euro për portierin që është rreth gjysma e asaj që klubi fillimisht ka kërkuar.
Në sezonin 2024/25, Donaruma ka pranuar 43 gola në 47 ndeshje në të gjitha garat, ku në 17 ndeshje e ka mbajtur rrjetin të paprekur.
Aktualisht kontrata e portierit me PSZH-në është i vlefshëm deri më 30 qershor të vitit 2026. qa/
Foto: EPA