• e premte, 30 gusht 2024

Mançester Siti i interesuar për Veratin

Mançester Siti i interesuar për Veratin

Paris, 23 maj 2023 (MIA) - Kampioni anglez në futboll, Mançester Siti është i interesuar për Marko Veratin.

Paraprakisht u publikua se mesfushori mendon për largim nga PSZH-ja, ndërsa klubi është i gatshëm ta shesë.

Sipas "Le Parisien", disa klube, mes të cilëve edhe Mançester Siti, kanë shprehur interes për mesfushorin. Megjithatë, lojtari ende nuk ka marrë vendim përfundimtar, edhe pse është i hapur për sfidë të re.

Verati (30) këtë sezon ka 27 paraqitje në Liga 1. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR