• e shtunë, 05 tetor 2024

Mançester Siti i gatshëm ta shesë Bernardo Silvan

Mançester Siti i gatshëm ta shesë Bernardo Silvan

Mançester, 6 mars 2023 (MIA) - Mesfushori i Mançester Sitit, Bernardo Silva, së shpejti mund ta ndryshojë ekipin. Sipas mediumeve britanike, udhëheqësia e kampionit anglez dëshiron ta shesë lojtarin. "Qytetarët" e vlerësojnë portugezin në 65 milionë euro.

Paraprakisht u publikua se Barcelona është e interesuar për shërbimet e Silvas. Në afatin kalimtar të dimrit, ekipi katalonas iu drejtua Sitit me ofertë prej 70 milionë eurove, por britanikët e refuzuan atë.

Barcelona ende shfaq interes për portugezin dhe mundet sërish të tentojë ta marrë mesfushorin në verë.

Kontrata aktuale e Silvas me Sitin është deri në verë të vitit 2025.

Vlera e lojtarit në portalin "Transfermarket" vlerësohet në 80 milionë euro. bsh/

Foto: EPA

 

Фото: ЕПА

QËNDRONI TË LIDHUR