Mançester Siti është i gatshëm ta shesë Silvën për 99 milionë euro
- Mançester Siti është i gatshëm ta shesë mesfushorin Bernardo Silva këtë verë, thotë gazetari Ekrem Konur.
- Post By Fami Bajrami
- 12:38, 5 korrik, 2023

Mançester, 5 korrik 2023 (MIA) - Mançester Siti është i gatshëm ta shesë mesfushorin Bernardo Silva këtë verë, thotë gazetari Ekrem Konur.
“Qytetarët” janë të gatshëm të pranojnë një ofertë prej 85 milionë paund për futbollistin 28-vjeçar, thotë Konur.
Pari Sen Zhermeni dhe Al Ahli janë të interesuar për blerjen e futbollistit portugez. Më parë u bë e njohur se Silva dëshiron të transferohet në klubin parisien.
Në sezonin 2022/23, Silva ka luajtur 54 ndeshje ku ka shënuar shtatë gola dhe gjashtë asistime.
Portali Transfermarkt e vlerëson lojtarin në 80 milionë euro. Kontrata e tij është deri në verën e vitit 2025.
Foto: EPA