• e mërkurë, 03 korrik 2024

Mançester Junajtedi mendon ta angazhojë Dimarkon

Mançester Junajtedi mendon ta angazhojë Dimarkon

Romë, 19 tetor 2023 (MIA)- Mançester Junajtedi mendon të dorëzojë ofertë deri tek Interi për mbrojtësin e krahut Frederiko Dimarko, njfoton "Calciomercato“.

Trajneri i Junajtedit, Erik ten Hag në afatin kalimtar të dimrit dëshiron të përforcoj mbrojtjen e ekipit, sepse mbrojtësit e krahut të majtë Luk Sho dhe Tajrell Malasija janë jashtë fushës për një kohë të gjatë shkaku dëmtimeve.

Është raportuar se për 25-vjeçarin italian është i interesuar edhe Paris Sen-Zhermeni.

Nga ana tjetër, Inter mendon t'i ofrojë Dimarkos kontratë të re afatgjate e cila do t'i mundësoj dyfishin e pagës, megjithatë klubi mundë ta shesë mbrojtësin nëse merr një ofertë rreth 50 milion euro.

Në sezonin aktual Dimarko ka luajtur nëntë ndeshje për Interin në të gjitha paraqitjet në të cilën arriti të shënoj një gol dhe ishte asistues në tri ndeshje të tjera. Kontrata e tij me Interin është deri në verën e vitit 2026   

Portali “Transfermarkt” e vlerëson lojtarin në 45 milionë euro. si/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR