• e martë, 07 maj 2024

Mançester junajtedi i gatshëm të shpenzojë 80 milionë euro për Arauhon

Mançester junajtedi i gatshëm të shpenzojë 80 milionë euro për Arauhon

 Barcelona, 28 prill 2024 (MIA) - Mbrojtësi i Barcelonës, Ronald Arauho është në planet e transferimit të Mançester junajtedit, raportoi sot gazeta katalanase "Sport". 

Sipas të njëjtit burim, Mançester junajtedi është i interesuar për nënshkrimin e 25-vjeçarit uruguanian është është i gatshëm t'i ofrojë klubit katalanas më shumë se 80 milionë euro për transferimin.  

 Për momentin Arauho është duke zhvilluar negociata për vazhdimin e marrëveshjes me Barcelonën, por sipas mediave, ekipi anglez është në pozicion t'i ofrojë kushte më të favorshme.

 Arauho u transferua në Barcelonë në verën e vitit 2028.  

Foto: Fejsbuk

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR