• e premte, 25 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Mançester Junajtedi gjen zëvendësuesin e Megvaerit

Mançester Junajtedi gjen zëvendësuesin e Megvaerit

Mançester, 26 mars 2025 (MIA) - Mançester Junajtedi planifikon të ndahet me mbrojtësin, 32-vjeçarin Heri Megvaer dhe në vend të tij ta angazhojë futbollistin 22-vjeçar të Evertonit, Xhared Brantvejt, bën të ditur TEAMtalk.

Sipas të njëjtit burim, Junajtedi gjatë kohë po e shqyrton mundësinë ta shesë Megvaerin, por transferimi është penguar në dy afatet kalimtare të transferimeve për shkak të kërkesave të larta për pagë të anglezit.

Tani Junajtedi është gati të investojë në një qendërmbrojtës të ri, ndërsa sipas mediave angleze, Evertoni për shërbimet e Brantvejtit kërkon rreth 80 milionë paund.

Megvaer ka veshur fanellën e Mançester Junajtedit që nga viti 2019. Deri më tani për skuadrën e "Old Trafordit" ka luajtur 234 ndeshje.

Kontrata e tij me Junajtedin është deri verën e vitit 2026.

Vlera në treg e Megvaerit vlerësohet në 15 milionë euro. qa/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR