• e premte, 05 korrik 2024

Mançester Junajtedi dëshiron të angazhojë tre futbollistë nga Bundesliga gjatë afatit kalimtar të dimrit

Mançester Junajtedi dëshiron të angazhojë tre futbollistë nga Bundesliga gjatë afatit kalimtar të dimrit

Mançester, 25 dhjetor 2023 (MIA) - Mançester Junajtedi është i interesuar për tre sulmues gjatë merkatos së afatit kalimtar të dimrit.

Sipas insajderit Fabricio Romano, skuadra e "Old Traford" dëshiron t'i zyrtarizojë transferimet e sulmuesit të krahut të Borusia Dortmundit Doni Malen, sulmuesin e Shtutgartit Sera Guirasi dhe sulmuesit të Lajpcigut Timo Verner.

Njëzet e katër vjeçari Malen ka shënuar gjashtë gola në 23 ndeshje këtë sezon, 27-vjeçari Guirasi 19 gola në 16 ndeshje, ndërsa 27 vjeçari Verner ka shënuar 2 gola në 14 ndeshje.

"The Athletic" publikoi më herët se Mançester Junajtedi do të jetë në gjendje të huazojë vetëm dy lojtarë në afatin kalimtar të dimrit për shkak të fer-plejt financiar. si/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR